Studentët kanë nisur protestën përpara Ministrisë së Arsimit me thirrje të fuqishme me megafon, me rimë:
‘Ju luftoni për karrige
Për studentët jeni armiqë!
Ju po vidhni vendin tuaj
Asnjë punë për 6 muaj!’
Studentët kanë mbledhur letra shuk me të cilat “godasin’ ministrinë, të zhgënjyer që Pakti për Universitetin i premtuar nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria nuk sollën asnjë ndryshim në jetën e tyre.