Ju erdhi email se keni fituar llotarinë amerikane? Kujdes është mashtrim

519
Nëse keni marr një emali se keni fituar lotarinë amerikane, mos u gëzoni është mashtrim!
Ky është njoftimi që ka bërë ambasada amerikane në facebook për të sqaruar të gjithë për të mos rënë pre e mashtrimit.
Ambasada shpjegon së njoftimi do vij pas datës 2 maj 2017 dhe për ta mësuar nëse jeni përzgjedhur duhet të hyni në këtë adresë https://www.dvlottery.state.gov/
Postimi i plotë
“Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur. Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa emaile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që emaile të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla emaile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!”
Sigal