“Joy travel” dhe “Pulëbardha” te Stadiumi, Nano hedh në gjyq Bashkinë e Tiranës

690
TIRANË – Xhoana Nano hedh në gjyq Bashkinë e Tiranës, e cila rreth një javë më parë vendosi të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën që kompania “Joy Trave” kish lidhur me Ministrinë e Financave për të shfrytëzuar ambientet e stadiumit Dinamo për biznes.
Padia është dorëzuar dje në Gjykatën Administative me relatore Bernina Kontin, ndërsa ende nuk është caktuar një datë se kur do të çelet gjyqi.
Pak javë më parë Bashkia e Tiranës prishi kontratën mes Ministrisë së Financave dhe restorantit Pulëbardha që figuron me NIPT sekondar të kompanisë “Joy Travel” në pronësi të Xhoana Nanos, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, me argumentin se është ndryshuar qëllimi i shfrytëzimit të ambientit të stadiumit pronë e Bashkisë. Në këto kushte, sqaronte bashkia në vendimin e 23 tetorit, i lind e drejta të prishë kontratën.
Bashkia argumenton se objekti në stadiumin “Selman Stërmasi” ka pasur një kontratë 20-vjeçare për përdorimin si restorant për udhëtarët, ndërkohë që nuk shfrytëzohet më për këtë qëllim. Vendimi i bashkisë i është drejtuar administratores së “Joy Travel” dhe për dijeni dhe administratorit të klubit Tirana, Refik Halili. 
Sigal