Jo vetëm balona në qiell, protestuesit shkelin Ramën duke ngrënë makarona

541
Sigal

Në protestën e opozitës, grupet e të rinjve demokratë kanë organizuar disa mënyra të protestuari. Janë ngritur balona me mbishkrimin “Rama Ik”, të cilat kanë fluturuar në qiell.

Një formë tjetër proteste ishin edhe tepsitë jo vetëm me mbishkrimin Rama ik, por edhe me një foto të kryeministrit duke ngrënë makarona. Disa përfaqësues të forumeve rinore të PD-së kanë vendosur këmbët mbi tepsinë me foton e kreut të qeverisë.