Jo më receta me letër, nga 1 shkurti nis lëshimi i atyre elektronike

542
Duke nisur nga 1 shkurt mjekët nuk do të lëshojnë më recetë mjekësore në letër, por përshkrimi i medikamenteve me të cilët do të trajtohet pacienti që ata vizitojnë do të kalojë menjëherë online në farmaci.
Mjeku pajis pacientin me një kod që përbëhet nga 5 karaktere dhe me këtë kod pacienti i drejtohet farmacisë. Receta e tij, pra çka mjeku i ka përshkruar në recetë për sëmundjen që ka, identifikohet nga kodi 5 shifror që pacienti i paraqet farmacisë”, sqaron Tomo Thomo, drejtor i Përparimit Shëndetësor.
Receta elektronik vlen për pacientët të cilët ndjekin sistemin e referimit ,pra vizitohen tek mjeku i familjes apo specialisti në sistemin shëndetësor publik. Recetat elektronike sipas Thomos do të bëjë më transparente lëshimin e tyre për barna të rimbursueshme si dhe protokollet e mjekimit. 
Receta elektronike u aplikua si projekt pilot në Durrës dhe tanimë do të fillojë në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.
Sigal