Jetim dhe kamarierë, jeta e vështirë e viktimave në Kavajë

702
Sigal

Vendi ku ndodhi aksidenti tragjik dy ditë më parë në Kavajë, është një zonë mjaft e frekuentuar pothuajse çdo natë nga qytetarët, që bëjnë aty xhiron e zakonshme, e kthyer prej vitesh në ritual.

Banorët e Kavajës janë të shqetësuar, sepse pavarësisht rrezikshmërisë që paraqiste, policia asnjëherë nuk kishte marrë masa, as me sinjalistikë, apo me vendosjen aty të një grupi, ose makine qarkullimi.

Qyteti është edhe sot i mpirë nga ngjarja. Mësohet se dy djemtë e rinj që humbën jetën ishin kamerierë të dy në të njëjtin vend. Punonin për të mbajtur familjet. Atë ditë po festonin ditëlindjen e Vilson Carës dhe kishin marrë makinën me qira. Gentian Belba ishte nga ana tjetër jetim dhe ka pasur një jetë të vështirë.

Në ecjen e fundit fatale me makinë, ata i morën jetën edhe një gruaje, Lumturie Demrozi, e cila kishte dalë me familjen për xhiron e darkës. Në orën që ndodhi aksidenti, zona ishte e mbipopulluar.

Nuk dihet ende, nëse edhe pas kësaj ngjarje të rëndë, a janë marrë masat e duhura për të parandaluar tragjedi të tjera.

Zyrtarisht Policia tha se makina që po lëviznin Vilson Cara dhe Gentian Belba ishte më shpejt se 110 km në orë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 14 majit, në dalje të qytetit të Kavajës.