“Jeta dhe vepra e Jeronim de Radës”

1365
Nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadrin e projektit të “eTwinning” me temë “Arbëreshët” (“Albanesi d’Italia”), gjimnazi “Petro Nini Luarasi” nën drejtimin e mësueses së historisë znj. Mirela Novruzaj dhe shkolla 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” me mësuesen e Gjuhë- Letërsisë znj. Dhurata Myrtollari, organizojnë aktivitetin me titull “Jeta dhe vepra e Jeronim de Radës”. 
Në këtë aktivitet do të jenë të ftuar historiani Prof.Dr. Pëllumb Xhufi dhe Presidenti i Shoqatës së Arbëreshëve të Cosenzas, Prof. Damiano Guagliardi.
Aktiviteti do të zhvillohet më 11 prill 2018, ora 16:00, salla “Kostandin Shpataraku”, Muzeu Historik Kombëtar.


Sigal