Jepet me qira 1 euro porti në Sarandë

197
Qeveria ka vendosur dje dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Concord Investment”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë “Pjesë të ambienteve të Portit të Limjonit”, Sarandë. Kjo pasuri ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 5.370 m2, nga të cilat 90 metër katror janë sipërfaqe objekt dhe 5.280 metër katror janë sipërfaqe funksionale, në përgjegjësi administrimi të Portit Detar, sh.a., Sarandë. Kohëzgjatja e kontratës së qirasë do të jetë për një periudhë 20 vjeçare.