‘Jep dorëheqjen’, Edi Rama pritet me protesta në Elbasan

649
Edi Rama nuk po gjen më qetësi. Prej ditësh opozita proteston poshtë dritares së tij, banorët e Zharrëzës e kanë sjellë protestën e tyre në Tiranë, por edhe sot që ai iku nga kryeqyteti është pritur sërish me protesta.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Universitetin e Elbasanit bashkë me Fatmir Xhafën, për tu shpjeguar studentëve se opozita ka bllokuar vettigun.

Por Rama është pritur me protesta, parulla ku të rinjtë i kanë kërkuar dorëheqjen.

Këto janë disa foto nga protesta e të rinjve kundër vizitës së Edi Ramës në Universitetin e Elbasanit.

Të rinjtë mbajnë në duar pankarta të cilat kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Gjithashtu ata e cilësojnë të dështuar reformën në arsim.
Sigal