“Jemi policë, mos kini frikë”, çifti i të moshuarve në Himarë rrëfen tmerrin: Na qëlluan me hekur dhe na lidhën

504
Sigal

Çifti i të moshuarve, Kalo dhe Efgjeni Proto, 85 dhe 80 vjeç, kanë parë tmerr me sy kur disa grabitës hynë në shtëpinë e tyre dhe i dhunuan keq, për t’u marrë paratë.

I moshuari Kalo tregon se hajdutët i grabitën një shumë prej 800 eurosh dhe disa lekë shqiptare, teksa rrëfen për dhunën e ushtruar mbi ta.

Burri 85-vjeçar thotë se grabitësit i qëlluan me hekur ndërsa më pas i lidhën.

Ai thotë se hajdutët në momentin që ishin futur në banesë u thanë që të mos tremben se ishin policë dhe se kishin ardhur për të bërë një kontroll.

Kur bënë rezistencë, të dy u goditën me çelës dhe çekiç. Kalo Proto tha se iu lut autorëve të mos i torturonin por më mirë t’i vrisnin.

Policia e Himarës është vënë në ndjekje të të dyshuarve por ende nuk ka të arrestuar.

Në Vuno ka patur shumë vjedhje dhe grabitje dhe dyshohet se aty vepron si një grup hajdutësh nga fshatrat fqinjë.