“Jemi në tirani”/ Thirrja e gazetarit: Të protestojmë sot para kryeministrit ende në detyrë

496
Sigal

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Auron Kalaja bën thirrje për t’iu bashkuar protestës së opozitës para kryeministrisë, mbrëmjen e sotme.

“Sot, ne oren 20:00, protestojme para Kryeministrise. Protestojme para ‘kryeministrit ende ne detyre’. Protestojme para nje kryeministri te pakicës”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

“Demokracia eshte sundimi i shumices mbi pakicen. Ndersa ne Shqiperi kemi te bejme me tirani. Tirania eshte sundimi i pakices mbi shumicen, pra e kunderta e demokracise. Votimet moniste te 30 qershorit na e treguan qarte kete fakt. Protesta e sotme eshte per te mbrojtur demokracinë”, shton.