Janullatos uron besimtarët: Krishti u ngjall! Gëzuar Pashkën!

584
Kryepeshkopi Janullatos përcolli sot mesazhin e përvitshëm me rastin e Pashkëve ortodokse.

“Gëzuar Pashkën vëllezër dhe motra. Triumfi i ringjalljes së Jezu Krishtit mbi padrejtësinë, dhunën, mëkatin dhe vdekjen i mbush zemrat tona përsëri me gëzim. Në këtë të kremte nuk meditojmë thjesht pwr një ngjarje unike, historike, por ftohemi të shkojmë drejt ripërtëritjes së jetës sonë shpirtërore. Le tw kremtojmë me Pashkën duke ripërtërirë marrëdhënien tonë personale me Krishtin. Le ta jetojmë çdo ditë me ngazëllimin paskal i cili nuk e injoron realitetin e ashpër të jetës por e tejkalon dhe e transformon me hirin dhe fuqinë e Krishtit. Ripërtërirja që buron prej ngazëllimit paskal, le të jetë aspirata dhe përkujdesja jonë. Krishti u ngjall. Gëzuar Pashkën”
Sigal