Janë hapur aplikimet për portalin e mësuesisë

551
Sigal

Ministria e Arsimit ka hapur ditën e sotme thirrjen për aplikime në portalin MësuesPërShqipërinë2019.

Aplikimi për portal do të bëhet me postë në të katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, sipas bashkive ku jetojnë aplikantët, në Durrës, në Korçë, në Fier, apo në Lezhë.

Sipas njoftimit aplikimet do të pranohen deri në datën 5 qeshor.