“Jam krenar që jam musliman”, bluza me këtë mbishkrim prish seancën për 9 xhihadistët

518
TIRANE – Dështon sërish seanca e radhës për 9 xhihadistët e akuzuar për rekrutimin e 70 personave me qëllim për ti dërguar në luftën që po zhvillohet në Siri. 

Mësohet se shkak i shtyrjes së gjyqit është bërë moslejimi i familjarëve dhe të afërmve të të akuzuarve të marrin pjesë në seancë për shkak të bluzave që ata mbanin veshur me mbishkrimin “Ja krenar që jam Musliman”, duke sjellë revoltën e 9 xhihadistëve të cilët kanë braktisur sallën e gjyqit duke vënë kusht se nëse policia ndalon sërish të afërmit e tyre nuk do të paraqiten më në seanca. 

Për shkak të mungesës së të pandehurve Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të shtyjë seancën, duke argumentuar njëherësh se ndalimin e bëri policia dhe jo Gjykata. Seanca e radhës pritet të mbahet më 19 maj.
Sigal