Jakup B. Gjoça: OSBE-ja në Tiranë, për reformën zgjedhore foli me gjuhën e Taulant Ballës

658
Sigal

Jakup B. GJOÇA

OSBE-ja në Tiranë, në raportin që i dërgoi BE-së për zgjedhjet e pushtetit vendor në 21 qershor 2015, dha alarmin për blerjen e votës dhe për shpenzime financiare elektorale të kandidatëve dhe të partive politike në kundërshtim në Kodin Zgjedhor. Madje, OSBE-ja në Tiranë, në një raport sekret hartoi edhe një listë me emrat e politikanëve shqiptarë, që kanë pasuri të mëdha, të pajustifikuara nga rrogat dhe shpërblimet e tyre ligjore. Asokohe, shumë deputetë të PS-së publikisht, jo vetëm që e kundërshtuan OSBE-në për listën e politikanëve me pasuri përrallorë në Shqipëri, por “guxuan” edhe të shpreheshin për largimin e OSBE-së nga Shqipëria, pasi e ka “përmbushur misionin e saj në Shqipëri”. Nuk e di, nëse vërtet zyrtarët e OSBE-së u trembën se mos qeveria shqiptare i përndiqte nga Shqipëria, si “Të padëshiruar”, por, që atëherë, OSBE-ja në Tiranë ka heshtur, ndoshta sepse, në prapaskenën politike, e ka gjetur “gjuhën e mirëkuptimit” me qeveritarët shqiptarë…

Për më shumë në botimin e nesërm të gazetës “Telegraf”