“Jaguari” i pret rrugën minibusit plot pasagjerë… automjeti përplaset me një mur

739
Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Fierit, ku një minibus me pasagjerë është përplasur me mur për shkak se një makinë e tipit “jaguar” i ka prerë rrugën.
Shoferi i furgonit ka mundur të evitojë përplasjen me veturën, por si pasojë e devijimit ka goditur një mur aty pranë. Fatmirësisht, përveç panikut që është shkaktuar në çastet e incidentit, nuk raportohet të ketë persona të plagosur.
Policia ka ardhur në vendngjarje dhe po kryhen hetimet e nevojshme.
Sigal