Ja vendet më të lumtura në botë

467
A po përmirësohet jeta në planet? Studimet e fundit thonë se ku ka pasuri dhe shëndet, ka edhe liri themelore të njeriut. Këto kritere dhe të tjera, shfaqin renditjen ndërkombëtare në indeksin për jetën më të mirë, vlerësimin për zhvillimin më të qëndrueshëm ekonomik dhe raportin për lumturinë në botë. Por, një studim i ri trajton një qasje krejt ndryshe. Indeksi për lumturinë në planet, i cili ka publikuar raportin për vitin 2016, mat jo vetëm shëndetin dhe lumturinë, por edhe një standard të artë për sukses: qëndrueshmërinë.
Formula është e tillë: Fillimisht merret mirëqenia dhe jetëgjatësia e popullsisë dhe matet se janë të shpërndara këto dyja në mënyrë të barabartë, dhe më pas del rezultati për gjurmët ekologjike të çdo vendi. Në këtë llogaritje, vendet më të suksesshme rezultojnë ato, në të cilat njerëzit jetojnë më gjatë dhe janë të lumtur, si dhe kanë një kosto më të vogël për mjedisin.
Por, cilat janë ato vende?
Në mesin e tyre nuk janë vendet e pasura perëndimore që ju keni pritur t’i shihni, apo vendet nomade. Në indeksin e publikuar me një renditje prej 140 vendeve, në 10 vendet e para janë vendet e Amerikës Latine dhe vendet aziatike përgjatë Paqësorit.
Kosta Rika është vendi që e kryeson Indeksin e lumturisë në botë, për herë të tretë radhazi.
Sipas sondazhit të fundit të kryer nga “Gallup”, rezulton se popujt e Afrikës Qendrore kanë nivelin më të lartë të mirëqenies në botë. Po ashtu, në këtë zonë, njerëzit kanë jetëgjatësinë me një mesatare prej 78.5 për qind, më shumë se në SHBA.
Kjo gjë është arritur falë angazhimit të madh për mjedisin, ku 99 për qind të furnizimit me energji elektrike në vende do të bëhet nga burime të ripërtëritshme, si dhe Qeveria ka premtuar karbon neutral në vitin 2021. Faktorët e tjerë përfshijnë investimet në programet sociale si shëndetësia dhe arsimi.
Vendet e pasura perëndimore kanë tendencë kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë dhe mirëqenien, por kostoja e lartë e mjedisit, në mënyrë e tyre të të jetuarit, ndikon në rënien e tyre në këtë indeks.
Për shembull, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë gjurmët më të mëdha ekologjike në botë. Ndërsa, sa i përket vendeve skandinave, prin Norvegjia në vendin e 20-të.
Sigal