Ja thertoret që do të mbyllen brenda 100 ditëve

518
Aksioni i parë me të cilin do të vihet në provë drejtori i ri i AKU-së, Agim Ismaili është mbyllja e pikave të therrjeve të kafshmëve të cilat edhe pse nuk kanë plotësuar standardet janë licencuar nga AKU deri sot.

Brenda 100 ditësh këto do të mbyllen.
Niko Peleshi: Më shumë se gjysma e thertoreve apo pikave të therjes janë pika therrjeje. Nga nesër do të nisim rikontrollin përmes një check liste që do të mbushet nga inspektorët. Ato pika therrje që janë dhoma të vogla 4 me 4 dhe që ka vetëm një çengel të varur dhe që ju dini si e keni autorizuar sado ti mbështesim nuk mund ti kthejmë në thertore standardi dhe do të mbyllen me urgjencë.

Therjet informale do të mbyllen me urgjencë brenda planti 100 ditor

Gjithashtu nuk do të ketë asnjë therje në rrugë.

Deklarata u bë gjatë prezantimit të kreut të ri të AKU, Agim Ismaili.
Sigal