Ja si u shkel ligji nga Kryetari i Ligjeve Fatmir Xhafa me urdhër të Soros duke anuluar garën për Avokatin e Popullit

662
Altin GOXHAJ

Urdhëri i Soros
Avokati i Popullit është institucion kushtetues dhe zgjedhja e tij përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë në Nenin 61 si më poshtë:
1. Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë prej 5 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.
2. Avokati i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit.
Përcaktimet ligjore mbi procedurat e kandidimit:
Siç përcaktohet në Nenin 9, Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit
1. Kuvendi i Shqipërisë, jo më vonë se tre muaj përpara përfundimit të mandatit të përcaktuar në nenin 7, shkronja “b”, publikon shpalljen e vendit vakant të Avokatit të Popullit. Në këtë rast, Avokati i Popullit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Avokatit të ri.
3. Me ftesë të hapur publike të Kuvendit, çdo shtetas, i cili plotëson kushtet e parashikuara në këtë ligj, mund të paraqesë kandidaturën për Avokat të Popullit.
4. Lista e kandidatëve i kalon komisionit të Kuvendit që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidature. 
5. Kandidaturat për Avokat të Popullit i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë.
6. Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit jo më vonë se 30 ditë nga mbarimi i mandatit ose nga data e shkarkimit. 
Pra, në dt 22.12.2011 ka filluar Mandatin Avokati i Popullit në detyrë dhe në në 22 12.2016 i mbaronte mandati.
Detyrimet dhe afatet e komisionit për çështjet ligjore, administratën publike dhe te drejtat e njeriut të kuvendit të Shqipërisë: 
Sipas përcaktimit të Pikës 4 të Nenit 9 të Ligjit për Avokatin e Popullit, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Shqipërisë duhej që nga data 22 Tetor 2016 e deri para dt 22 Nëntor 2016 të bënte verifikimin përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidature. Komisioni për çështjet ligjore duhet të organizonte seanca dëgjimore për secilin kandidat nga dt 22 Tetor 2016 deri në një afat optimal (për t’i dhënë kohë kandidatëve të siguronin mbështetjen e 28 firmave mbështetësve të deputetëve) të para dt 22 Nëntor 2016 
Në përfundim të procesit dëgjimor, komisioni duhet të miratonte listën e plotë të kandidatëve të paraqitur së bashku me vlerësimin për përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidature.
Zbatimi i përcaktimeve ligjore në procedurat e kandidimit për periudhën 22 Shtator 2016 – 22 Dhjetor 2016
Siç është përcaktuar qartë në Nenin 9.1, ne funksion te paraqitjes shprehjes se interesit për të kandiduar, Kuvendi ka përcaktuar 3 muaj para mbarimit të mandatit (përfundimi i mandatit është në 22 Dhjetor 2016) d m th në 22 Shtator 2016 hapjen e garës dhe duke iu referuar procedurës së organizimit të një seance dëgjimore dhe kohës për mbledhjen e 28 firmave të deputetëve është përcaktuar se seanca e votimit duhet të kryhet 30 ditë para mbarimit të mandatit pra seanca e votimit duhet të kryhej deri në dt 22 Nëntor 2016. Për këtë arsye Kuvendi në dt 23 Shtator 2016 në faqen www.parlamenti.al ka përcaktuar një afat 30 ditor nga dita e shpalljes së njoftimit publik në 22 Shtator 2016 për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentacionit nga ana e personave te interesuar për të garuar për vendin e Avokatit te Popullit. Ky njoftim është publikuar që në 23 Shtator 2016 edhe në organe të ndryshme të medias televizione etj. Brenda këtij afati prej 30 ditësh, deri në datë 22 Tetor 2016, janë paraqitur katër kandidatura Altin Goxhaj, Igli Totozani, Marsela Topuzi dhe Adrian Liçaj, te gjitha te shpallura zyrtarisht në faqen Web të Kuvendit www.parlamenti.al bashkë me formatet e skanuara te formularëve e plotësuar të vetë dekriminalizimit nga Kuvendi i Shqipërisë ( https://www.parlament.al/formularet-e-vetdeklarimit-te-subjekteve-qe-mbartin-detyrim-ligjor-sipas-ligjit-1382015/kandidat-per-avokat-te-popullit/) . Lista e 4 kandidatëve e shpallur nga Kuvendi është pasqyruar gjerësisht dhe ne mediat e vendit. Sipas Neni 9 pika 4 të Ligjit 8454 për Avokatin e Popullit i ndryshuar, Komisioni për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut duhet të organizonte një seancë dëgjimore me secilin kandidat javë përpara datës 22 nëntor 2016 në mënyrë që ti jepte kohë Komisionit dhe publikut të njihej me kandidatët, tu jepte atyre një afat optimal për të mbledhur 28 firmat mbështetëse të deputetëve dhe të futej në rendin e ditës në një seancë Parlamentare për ty kryer votimi. Duke pasur parasysh që sigurimi i 3/5 të numrit të deputetëve kërkon një lloj konsensusi politik kjo do të bënte të nevojshme një kohë optimale në dobi të një procesi të rregullt dhe të suksesshëm ligjor. Por Komisioni për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut deri në dt 14 Nëntor 2016 nuk ka kryer asnjë veprim deri në dt 14 Nëntor 2016, 1 javë para përfundimit të afatit për paraqitjen për votim në seancë parlamentare të kandidaturave (që plotësojnë kriteret e përcaktuar në ligj) ku ka njoftuar nëpërmjet stafit 4 kandidatët për zhvillimin e një seance dëgjimore në dt 16 Nëntor 2016.
Në përmbushje të këtij detyrimi ligjor, Komisioni i Çështjeve ligjore ka njoftuar kandidatët në datë 14 Nëntor për t’u paraqitur në datë 16 Nëntor, ora 10:00, pranë Komisionit për seancën e dëgjesës së tyre. 
Në dt. 15 Nëntor 2011 në orën 10:00 të mëngjesit, unë në cilësinë e kandidatit të shpallur zyrtarisht nga Kuvendi dhe të njoftuar nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për të marrë pjesë në seanë dëgjimore, në kuadër të transparencës, jam shfaqur në një video në rrjetet sociale dhe disa portale online, bashkë me një ekspert të njohur të shoqërisë civile dhe në fushën akademike (sidomos për rolin institucional dhe ligjor të Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe në Evropë), Z. Ervin Karamuça duke u prezantuar në video si dy antisorosjanë që po përgatisin Platformën e kandidatit për Avokat të Popullit (që do të prezantohej të nesërmen në Seancë Dëgjimore) që quhej «Platforma e Avokatit të Popullit kundër Diktaturës së Oligarkisë Sorosjane». 
Kjo platformë shpjegonte, se nëpërmjet Reformës në Drejtësi të ideuar, konceptuar dhe hartuar nga Soros me ndihmën e Kryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Z. Fatmir Xhafa (referuar VENDIM Nr. 5, Datë 22.12.2014 “Për veprimet përgatitore për mbështetjen e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros” të Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë ) shteti ishte përfundimisht i gjithi në funksion të Oligarkisë Sorosjane e cila po shkretonte çdo gjurmë të demokracisë dhe po rrënonte shtetit ligjor ndaj dhe roli i Avokatit të Popullit nuk ishte thjesht të ndihmonte në zhvillimet demokratike por në përballjen e fortë me një diktaturë të egër të Oligarkisë Sorosjane ku rol të rëndësishëm kishte edhe vetë Z. Fatmir Xhafa në rolin e Kryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut. Menjëherë pas 3 orësh, pas një efekti viral në rrjetet sociale të kësaj video (që theksonte rolin e Soros në rrënimin e shtetit dhe institucioneve dhe të mënyrës se si do të përballesha unë në cilësinë e një Avokati të Popullit), më komunikohet nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut se me urdhër të Kryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Z. Fatmir Xhafa seanca ishte shtyrë pa afat. Të nesërmen jam paraqitur në Kuvend dhe konstatova se seanca ishte anuluar. Aty kam gjetur edhe Z. Igli Totozani, i cili ishte edhe Avokat i Popullit dhe kandidat për rizgjedhje, dhe e pyeta, se a ishte në dijeni për anulimin e seancës dhe më tha, që ishte njoftuar edhe ai për anulimin, por nuk ishte i qartë për shkakun e anulimit.
Në dt. 16 Nëntor 2016, Dëgjesa me kandidatët sipas parashikimeve të Nenit 9, pika 4 nuk u zhvillua. 
3. Në datën 16 nëntor 2016, 
Fatmir Xhafa në rolin e Kryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u ka drejtuar pa asnjë transparencë publike një e-mail personalisht një numri të caktuar OJF-sh, të identifikuar nga unë në media si Rrjeti i OJF-ve të Sorosit ku u kërkonte mendim për tre kandidaturat e përfshira tashmë në garën për zgjedhjen e Avokatit të popullit. Komunikimi midis Kryetarit të Komisionit është mbajtur sekret dhe në hije dhe janë zgjedhur vetëm një grup prej 33 shoqatash nga 240 që janë të regjistruar në listën e komunikimit të Kuvendit dhe e gjitha kjo pa asnjë transparencë publike as duke na informuar ne dhe as duke publikuar ndonjë të dhënë mbi këtë fakt. Që prej atij momenti nuk kam pasur më asnjë lloj komunikimi nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut megjithëse afatet ligjore po shkeleshin. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për votim në Seancë Plenare në Parlament sipas ligjit ishte dt 22 nëntor 2016 (30 ditë para mbarimit të afatit të mandatit të Avokatit të Popullit Igli Totozani në 22 Dhjetor 2016). Nuk u krye asnjë veprim dhe kjo ishte e gjitha në shkelje të ligjit.
4. Në dt 14 Dhjetor 2016 rrjeti i shoqatave të Soros i përbërë prej 8 organizatash i kërkon në kundërshtim me ligjin, Fatmir Xhafës që të anulonte garën dhe ta niste nga e para me këtë e-mail i cili është mbajtur i fshehtë pikërisht se do të diskreditonte rolin e Sorosit në shkeljen e ligjit nga Fatmir Xhafa.
Rrjeti i shoqatave të Soros:
-. PARTNERS ALBANIA [Pjesë e Rrjetit NOSA (themelues i Rrjetit Soros të krijuar në 2006)]
-. LËVIZJA MJAFT [Krijuar nga Soros në 2003 – Themelues Erion Veliaj -(themelues i Rrjetit Soros të krijuar në 2006)]
-. LËVIZJA EUROPIANE SHQIPËRI [Krijuar nga Soros në 2006 – Themelues Ditmir Bushati]
-. QSHDNJ [Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros – Elsa Ballauri]
-. IDRA [Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros –Auron Pasha]
-. SHOQATA PËR INTEGRIMIN E ZONALE FORMALE [Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros –themeluar nga kandidatja e G99 dhe koordinatore e MJAFT (BYLA)]
-. BALKAN YOUTH ALBANIA [Shoqata themeluese e MJAFT ne 2003 ish-kryetar Erion Veliaj (Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros)]
-. KOALICIONI PËR ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME E PËR DEMOKRACI TË QËNDRUESHME.[Organizata themeluese e “Dhomës Zgjedhore të Soros” Donator Soros]
6. Në dt 20 Dhjetor 2016, në mënyrë të çuditshme, megjithëse dihej që gara ishte mbyllur konfirmon ligjit në dt 22 Tetor 2015, ish-Këshilltari i Ministrit Shkëlqim Cani deri sa u emërua Ministër Financash Arben Ahmetaj, Z. Jordan Daci paraqitet në Kuvend me një aplikim të çuditshëm kur dihej që gara ishte mbyllur.
7. Në dt. 27 Dhjetor 2016, megjithëse Sesioni VII i Legjislaturës VIII kishte përfunduar në 24 Dhjetor 2016 (I miratuar me shumicë votash të PS në Seancën Parlamentare të dt 24 Nëntor 2016) sekretarja e Komisionit të Ligjeve Znj. Edlira Rama thërret në kundërshtim me Rregulloren e Parlamentit një Mbledhje të Komisionit të Ligjeve për dt 28 Dhjetor 2016 ku në agjendë përcaktohej “Mbi procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për Avokatin e Popullit me relator Ulsi Manja”.
5. Në datën 28 Dhjetor 2016, megjithëse Sesioni VII i Legjislaturës VIII kishte përfunduar në 24 Dhjetor 2016 (I miratuar me shumicë votash të PS në Seancën Parlamentare të dt 24 Nëntor 2016) zhvillohet Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku anëtarët e Opozitës e bojkotuan.
Rendi i ditës ishte:
1. Njoftimi për paketën e projektligjeve të reja të reformës në drejtësi. Caktimi i relatorëve dhe procesit të konsultimit publik.
2. Mbi procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për Avokat të Popullit.
Që në fillim Deputeti Petrit Vasili e kundërshtoi thirrjen e mbledhjes “Them se nuk e di si vendoset ky kalendar në raport me disa nisma, të cilat nuk janë formalisht pjesë e kalendarit dhe e programit të punimeve të Kuvendit, sepse nuk patën mundësi fizike që të bëheshin. Nuk është se ka faj njeri, por ju e dini se para seancës së fundit mbaroi dhe mandati i komisionit.”
Ndërkohë pasi ka filluar rendi i ditës për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për Avokat të Popullit, Ulsi Manja deklaron: “Faza e parë është shpallja publike nga Kuvendi 3 muaj para mbarimit të mandatit të Avokatit të Popullit në detyrë, e përcaktuar në nenin 9. Më lejoni që lidhur me këtë fazë të parë të vë në dijeni komisionin, që Shërbimi i Monitorimit i Kuvendit më datë 1.09 2016, ka njoftuar respektivisht Komisionin e Ligjeve dhe sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit për fillimin e procedurave për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave, që konkurrojnë për Avokatin e Popullit. Në datën 22 shtator 2016, përsëri Shërbimi i Monitorimit i Kuvendit ka bërë shpalljen e vakancës. Më lejoni t’ju them, se kjo shpallje e vakancës është bërë në faqen zyrtare online të Kuvendit dhe 5 ditë më pas, më 27 shtator 2016, janë njoftuar edhe grupet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë, mediet e ndryshme dhe portalet online e kanë pasqyruar këtë fakt si lajm, por njoftimi zyrtar referuar shpalljes, ka qenë vetëm në faqen zyrtare online të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe njoftimi për grupet parlamentare. Afati i dorëzimit të dokumenteve ka qenë 1 muaj, që i bie data 22 tetor 2016 dhe brenda këtij afati në Kuvendin e Shqipërisë kanë shprehur interes për të hyrë në këtë garë rreth 6 kandidatura, ku dy prej tyre respektivisht: zotërinjtë Denard Veshaj dhe Jordan Daci janë skualifikuar, sepse i kanë paraqitur dokumentet jashtë afatit të aplikimit, një zonjë është tërhequr nga kandidimi dhe kështu kanë mbetur 3 kandidatë: zoti Igli Totozani, zoti Altin Goxhaj dhe zoti Adrian Liçaj. Në lidhje me e-mailin e shoqatave të Soros, Ulsi Manja pa i përmendur, se kush shoqata janë dhe duke mbajtur të fshehtë kopjen e e-mailit të tyre deklaroi:
“Një grup organizatash të shoqërisë civile (rreth 10 organizata), nëpërmjet një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, e cila është protokolluar me nr. protokolli 3815, datë 19.12.2016, pasi falënderojnë komisionin tonë për ftesën publike për t’u bërë pjesë e seancës dëgjimore, kanë ngritur një shqetësim lidhur me procesin e njoftimit për shpalljen e vakancës për pozicionin e Avokatit të Popullit dhe i kanë kërkuar komisionit të shohë mundësinë e rishikimit të vendimit dhe rihapjen e procesit me qëllim për të realizuar në mënyrë përmbajtjesore pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në këtë proces dhe njëkohësisht, kanë shprehur interesin për t’u angazhuar dhe për të marrë pjesë aktivisht në një proces sa më të hapur dhe sa më cilësor, duke dhënë këto argumente: Por duke qenë se Ulsi Manja as që ia ka idenë se çfarë ka ndodhur bën gafën duke deklaruar se kandidatët që kanë aplikuar brenda afatit janë dëgjuar: “Në këto kushte, …, unë i sugjeroj komisionit se kandidaturat që tashmë janë dëgjuar në këtë komision, që kanë dorëzuar dokumentet brenda afatit dhe i janë nënshtruar seancës dëgjimore, të mos riaplikojnë përsëri.” Kjo është kundërshtuar nga anëtari tjetër i Komisionit Z. Petrit Vasili, i cili tha “Pyetja ime është kjo. Ne këtu kemi përpara relacionin e përgatitur shumë qartë dhe afatet ligjore në të cilat duhet të ecin procedurat. Unë thashë shpalljen publike nga Kuvendi 3 muaj para mbarimit të mandatit dhe etapat e tjera që vijojnë. Ky proces ku ka qenë i paligjshëm deri më sot? Ku ka qenë jo transparent deri më sot? Kur ka qenë i mbyllur deri më sot? Këto na bëjnë që të gjejmë një zgjidhje që nuk është ligjore, sepse këto afate ligjore nuk i kam vënë unë, por vetë ligji, ju i keni cituar, ne i kemi zbatuar. Komisioni i ka përmbushur të gjitha detyrimet një më një. Pra, mua më rezulton që i ka përmbushur një më një të gjitha detyrimet. Dhe as e ka mbyllur për njeri, as nuk ia privuar të drejtën njeriut dhe as ka pasur një vërejtje për mënyrën e procedurës së aplikuar, e cila, për sa i takon mënyrës dhe modelit të aplikimit kanë qenë të ngjashme si dy pika uji dhe për shumë elemente të tjera që shfaqen për konkurrim, jo vetëm për çështjen e Avokatit të Popullit, por dhe për probleme të tjera. Pa evidentuar se ku i kemi shkelur nuk mund të shkojmë përpara që të gjejmë një zgjidhje ekstra-ligjore, pasi zgjidhja e propozuar është një zgjidhje ekstra-ligjore që respekton ligjin.” Fatmir Xhafa në rolin e Kryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut ka deklaruar mes të tjerash për kërkesën e organizatave të Soros se “Para se të fillojë kjo procedurë një pjesë e mirë e organizatave të shoqërisë civile që janë partnerë të rëndësishëm të Avokatit të Popullit kanë ngritur shqetësimin që shkalla e transparencës së këtij procesi nuk është ajo që duhej për shkak se nuk kanë qenë në dijeni që është zhvilluar ky proces me arsyetimin se është shpallur vetëm në faqen zyrtare të Kuvendit dhe nuk është bërë publike”. Petrit Vasili argumentoi përsëri në Mbledhje të Komisionit se : « Për të qenë korrekt me njëri-tjetrin dhe për të mos lozur, sajti i Kuvendit, për të tilla çështje është sajti më logjik, më i zakonshëm e më i domosdoshëm. Nuk është hapja e një vendi të një nëpunësi të shërbimit civil, i cili publikohet në gazetat përkatëse, por ka të bëjë me një mandat të caktuar, ku të gjithë të interesuarit përkatës, gjithsesi bëhet fjalë nëse janë të përgjegjshëm, di shumë mirë se kur ka filluar dhe kur mbaron mandati i Avokatit të Popullit, sepse është mandat kushtetues dhe dihen shumë mirë gjërat. Në rast se shkalla e interesimit është kaq e ulët, sa që shumë njoftime, në të gjitha llojet e formave, do ta bëjnë personin përkatës të interesuar, unë nuk shoh ndonjë përgjegjshmëri të shtuar këtu dhe ndonjë transparencë të shtuar, por shoh një lloj mekanizmi i cili nuk më bind, sepse në raportet e transparencës së një procesi që filloi, që ka fundet e veta, dhe rishikohet nisur nga të tilla motive, është thjesht e vetëm stabilizimi i një precedenti, ndaj të cilit ne nuk do të ndalemi dot më dhe nuk do të kemi dot më barrierat përkatëse, të cilat, në fund të fundit janë barriera procedurale dhe ligjore. Parë në këtë këndvështrim, mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm përkundrejt të gjitha llojeve të sugjerimeve, formave apo të tundimeve, prej ngado që të vijnë. Po ashtu më pas Petrit Vasili deklaroi : « Po mirë, çfarë standardi vendosim ne, të gjithë së bashku, në raport me tërë ata individë apo njerëz të interesuar, të cilëve u vëmë ca rregulla, hapim një procedurë dhe e respektojnë. Ka ndonjë diskriminim në krahun tjetër, në qoftë se këta që e respektuan procedurën s’bënë asgjë, ndërsa ata që nuk e respektuan janë e njëjta gjë? Unë, për veten time, do të isha shumë i çuditur dhe, normalisht, edhe do të ankohesha. Do të thosha: për çfarë arsyeje u vu kjo procedurë dhe pse procedura u pre, sepse ju binda procedurës, bëra gjithçka dhe hyra brenda procedurës. Unë Petriti, ndërsa Silva e pa të arsyeshme atëherë kur, mbaroi impenjimet e veta, u kujtua, dikush ia tha apo dikush e vuri në lëvizje, s’ka rëndësi, e pavarësisht pse jashtë kësaj gjëje, e bëri këtë gjë. Tani, çfarë promovojmë? Promovojmë standardin, promovojmë rregullat, promovojmë respektimin e afateve apo të kundërtën? Sepse ne kemi një mision të dyfishtë: edhe të zbatojmë procedurat, por edhe të japim mesazhe se cili është serioziteti ynë në raport me të. Fjala që: je ose nuk je brenda procedurës, ka të bëjë edhe me afatet. Është një nga elementët e procedurës dhe ka edhe afate. Domethënë, të vendosin pozicionin e tyre, që i kanë respektuar, jemi 100 % korrekt me ta? Kjo është një pyetje logjike që vjen.” Më pas Fatmir Xhafa deklaroi se ana formale e zbatimit të ligjit nuk ka shumë rëndësi: « Ana formale është njëra anë, por unë besoj se substanca është më e rëndësishme dhe prevalon mbi këtë gjë, që do të thotë për t’i dhënë më shumë kredibilitet procesit, për t’i dhënë më shumë transparencë procesit, kjo po kërkohet, pa prekur absolutisht asgjë në ligjshmërinë e tij dhe në qëllimin e tij të mirë. »
Më pas Petrit Vasili insiston për shtyrje të Seancës : « Unë kisha një propozim: që ne të mos merrnim ndonjë vendim sot. të kryhet edhe një konsultim i përbashkët mes komisionit dhe Shërbimeve të Kuvendit, të vijnë me një qëndrim të unifikuar dhe ne ta votojmë me kënaqësinë më të madhe, por në qoftë se ka ndonjë mospërputhje… » Por Fatmir Xhafaj e pranon që e njeh njoftimin e dt 23 Shtator 2016 por do që të rihapet përsëri procesi : «Pavarësisht se çfarë ka ndodhur nga Shërbimet e Kuvendit, komisioni po e fillon sot procedurën. Duhej ta kishte filluar më përpara, jam absolutisht dakord, e thashë që në fillim. Nëse më duhet ta them disa herë, e them disa herë, nuk është fare problem, nëse për ju është e mjaftueshme, por e rëndësishme është që, sipas meje, fillon me këtë njoftim të komisionit. Është thjesht një rihapje e proceseve. Ne nuk mund të mos e njohim atë që është bërë. Është bërë, është fakt i kryer që ka një njoftim, ka disa kandidatura, se ndryshe pastaj nuk do ta njohim. Ne themi: e njohim atë njoftim, e pranojmë që është bërë ai njoftim, kanë ardhur edhe disa kandidatura. E bëjmë më transparencë, japim më shumë mundësi dhe fitojmë në kohë. Më pas, në faqen e Kuvendit është publikuar një Vendim i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Shqipërisë i cili ka përcaktimin vendim nr. 3, dt. 28.12.2016 i cili ka këtë përmbajtje:
Sigal