Ja si “pushtohen” trotuaret dhe jo vetë

572
Me gjithë aksionin e nisur furishëm nga Bashkia e Tiranës për pastrimin e hapësirave publike, kryesisht pastrimin e trotuareve të pushtuara nga tavolinat e lokaleve, ky fenomen vijon të jetë prezent. Në disa nga lagjet kryesore është e pamundur të ecësh në trotuar, pasi janë të zëna nga çadrat dhe tavolinat e lokaleve ose arkat e dyqaneve. Për të mos mjaftuar me zënien e trotuareve, disa nga pronarët e lokaleve shkojnë edhe më larg, duke zënë edhe hapësirat për parking me anë të karrigeve ose vazove me lule. Policia e Bashkisë duhet ti kushtoj më shumë vëmendje edhe zonave të tjera të Tiranës, me qëllim pastrimin e të gjithë hapësirës publike nga “pushtimi” pa nevojë i trotuareve, rrugicave dhe rrugëve të lagjeve më kryesore në Tiranë.
Sigal