Ja si parashikohet të jetë moti ditët në vazhdim

672
Sigal

Sipas meteorologëve, moti do të vazhdojë të jetë i kthjellët deri pasditen e të shtunës. Më pas parashikohet shtim i vranësirave gjatë fundjavës.

“Në zonat e ulëta do të kemi shira të dobëta dhe në zonat malore reshje të pakta dëbore”, ka thënë Adiola Bani, meteorologe.

Meteorologia tregon se ne vazhdim do të kemi rënie të temperaturave kryesisht në mëngjes, ndërsa mesdita do të jetë me diell dhe tempereraturat do të luhaten në 13-14 gradë.

“Java që vjen parashikohet me diell. E hëna dhe e marta do të jenë të ftohta”, shprehet Bani.

Megjithëse muaji janar nuk ka gjasa për reshje dëbore.

“Janari do të jetë pa dëborë dhe i thatë pa reshje, pasi ka patur pak reshje. Për Tiranën as diskutohet bora gjatë këtij muaji të parë të vitit” shton ajo.