Ja si janë vjedhur 74 milionë dollarë në ARMO, në 2017-n

874
I. Skandali më i madh në industrinë e naftës
Gjatë vitit 2017 janë prodhuar rreth 197 milionë litra naftë në Uzinën e Ballshit.
Vlera e naftës së prodhuar gjatë 2017 ka qenë 28,2 miliardë lekë ose 212 milionë euro.
Taksat e papaguara gjatë 2017 janë 8.5 miliardë lekë, ose 63 milionë euro, ose 74 milionë dollar
Dalin dy përfundime:
1) Janë përvetësuar (vjedhur) 74 milionë dollarë për 11 muaj.
2) Kjo shumë është e barabartë me pagat e 1000 punëtorëve për 10 vjet me nga 500 euro në muaj. 
II. Cilët janë përgjegjësit e vjedhjes masive në ARMO-Ballsh?
Në një takim me punonjësit e ARMO-s në Ballsh, Rama e Gjiknuri, me Sulën në krah i premtuan naftëtarëve se me ardhjen e menaxherit amerikan (që më vonë rezultoi spekulant) UZINA e Naftës në Ballsh do të vihej në punë dhe kështu do të paguheshin të gjithë pagat e prapambetura dhe gjithçka do të rregullohej edhe për të ardhmen. I gjithë ky, rezultoi një mashtrim:
• ARMO me borxhe të mëdha, pas largimit të Sulës u zhyt edhe më shumë në borxhe;
• Punëtorët u hodhën në protesta, sepse s’morën, as pagat e prapambetura, as të rejat; 
• Qeveria dhe Ministria lanë duart si Pons Pilati;
• Administratori Sula u largua i qetë me xhepat plot; 
• Tatimet s’grumbulluan 74 milionë dollarë nga detyrimet fiskale (TVSH, e taksa të tjera).
Nga analiza e të dhënave rezulton se evazioni fiskal është 74 milionë dollarë, vetëm nga mospagimi i detyrimeve fiskale, TVSH dhe taksa te tjera. Shtrohen pyetjet:
1) Përse Drejtoresha e Tatimeve ka lejuar mospagimin e TVSH dhe taksave të tjera ndërkohë që për 11 muaj bosët e rinj të ARMO-s prodhonin naftë në Uzinën e Ballshit, e nxirrnin nga Uzina dhe e shisnin në treg, ndërkohë që ligji e detyron ta paguajë TVSH-në menjëherë sapo e shet naftën?
2) Përse Ministri i Financave Ahmetaj e ka lejuar ketë shkelje të ligjit dhe është bërë bashkëpërgjegjës në kryerjen e këtij evazioni fiskal dhe shkeljen e ligjit?
3) Përse Ministri e Energjetikës ka heshtur dhe ka lejuar këtë vjedhje nga administratori i ARMO-s, ndërkohë që i kishte premtuar punëtorëve të ARMO-s gjëra të tjera? Qytetarët në Ballsh shtrojnë pyetjen: Mos vallë edhe këta kanë marrë një pjesë nga 74 milionë dollarët e vjedhur nga administratorët e prezantuar me bujë prej tyre, duke mos paguar TVSH-në dhe taksat e tjera?
4) Përse Edi Rama ka heshtur duke u bërë palë me Ministrtë, Sulën dhe “amerikanin”? Qytetarët në Ballsh pyesin: Çfarë pjese nga 74 milionë dollarë ka marrë kryeministri?
Duket se kjo është një aferë e tmerrshme korruptive ku janë të implikuar “pronarët” shqiptarë, drejtoresha e Tatimeve, Ministria e Financave dhe kreu i qeverisë. Bëhet pyetja: Përse nuk vepron Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë vjedhje me përmasa gjigante?
III. S’mund të ketë marrëveshje për mospagimin apo pagesën me vonesë të TVSH-së
Në një emision televiziv administratori shqiptar ka pretenduar se do t’i paguajë 74 milionë dollarët më vonë në Drejtorinë e Tatimeve, përmes një marrëveshjeje, për t’i paguar këto detyrime me vonesë. Por ç’thotë ligji? Ligji s’parashikon asnjë lloj marrëveshjeje për shtyrjen të pagesës së TVSH-së, pasi TVSH-ja arkëtohet në momentin e realizimit të shitjes së mallit. Çdo marrëveshje për shtyrjen e pagesës së TVSH-së është antiligjore. Këto detyrime pasqyrohen në kohë reale në sistemin tatimor përmes librave të shit-blerjes dhe të deklaratës tatimore brenda datës 14 të muajit pasardhës. Pyetja që shtrohet është: Përse hesht Administrata Tatimore dhe për një shkelje të tillë? Po Prokuroria përse nuk fillon kallëzimin penal?
IV. Llogaritjet e shumës së vjedhur nga nafta e prodhuar në 2017-n në ARMO
Në dy fotot e mëposhtme jepen llogaritë për naftën e prodhuar dhe evazionin fiskal dhe vlerën e taksave të papaguara nga Uzina e Ballshit në 2017-n.
14 shkurt 2018

Sigal