Ja si blihet një vend për varr! Shvarrosje masive për të shitur 25 mijë lekë një varr!

790
Nëse të ndodh një fatkeqësi e shkon të prehesh në banesën e fundit të afërmin, vendi i parë që të ofrojnë janë kanalet dhe ferrat. Por nëse do një vend të vërtetë për varr, ai kushton 25 mijë lekë të reja. Ky është skandali që ka zbuluar emisioni investigativ “Ça Thu..?!” në Agon Channel. Shit-blerja e varreve ka nisur pas zhvarrosjes masive në 7 parcela me nga 400 varre fëmijësh. Hetimi i stafit të “Ça thu..?!” nisi nga denoncimi i një prindi që pretendon se i kanë zhvarrosur fëmijën vetëm 3 vjeç, pa mbushur afatin prej 15 vitesh nga koha e varrimit. Pamjet e drynave që mbylli dyert e varrezave se nuk ka vende, janë thjeshtë shoë mediatik. Vendin ta gjen sapo paguan lekët, drejtori dhe shefi i varrezës me ndërmjetësimin e pronarëve të agjencive funerale. Madje, edhe në Sharrë, ku tokat e lira janë më të pakta. “Ça thu..?!” ka blerë në këtë mënyrë një vend varri, ashtu siç mund ta bëjë kushdo që do të prenotojë më herët, duke ju druajtur problemit me vendet e lira. Dhe i gjithë ky biznes i paligjshëm lulëzoi pas debatit Bashki-Ministri e Brendshme, për varrezat. Bashkia disa herë u konfrontua me këtë ministri, për shkak se, sipas saj, nuk ishte lëvruar fondi për shpronësimet për pronarët e tokave. Ministria i’a hodhi fajin Bashkisë për mbylljen e varrezave, e kështu çështja shkoi në zhvarrosje trupash. Debatet e këtij lloji në Shqipëri, kanë sjellë një mundësi të artë, të bësh pazar me vdekjen.
Sigal