Ja shtetarët që falsifikuan letrat si të “pastrehë”

3267
Sigal

Nën statusin e të pastrehët, me dokumente false, u përfshinë në listë-kreditë e buta për vila e biznese

 Qeveria anulon… anulimin e kredive të 145 shtetarëve me letra false si “të pastrehë”

 Dje, një drejtues ekzekutimi vendimesh në një nga bankat e nivelit të dytë në Tiranë, më informoi se kishte tentuar të zbatonte vendimin e qeverisë “Rama” të shkurtit 2014 për bllokimin dhe anulimin e kredive të buta (pa interes) me afate deri në 30-40 vjet shlyerje, të akorduara nga ish-qeveria “Berisha” në vitet 2007-2013 për strehim politikanësh e shtetarësh gjoja “të pastrehë”. Por shefat e bankës, në vend të kredive kishin bllokuar bankierin të vepronte, pasi sipas tij qeveria “Rama” kishte dërguar një “udhëzues me gojë”, që vendimi i qeverisë “Rama” të mos zbatohej. Është fjala për kreditë që u janë dhënë njerëzve të “sërës” së lartë të pushtetit e politikës dhe oborrtarëve të tyre, për blerje apartamentesh si “të pastrehë fukarenj”, kur në fakt sipas pasurive që kanë deklaruar edhe në momentin e dhënies së këtyre kredive, rezultojnë me llogari bankare e të ardhura pagash të larta prej 2 e 3 punësimesh, shpërblimesh, honorarësh e pagesa bordesh, me apartamente, vila, vetura luksoze, troje e biznese të shumta. Këto kredi deri në 5 milion lekë të reja mesatarisht, shtetarët i kanë përfituar (zhvatur) si “të pastrehë”, nga fondi shtetëror i të pastrehëve! Cilët kanë përfituar kredi të tilla? Çfarë vendosi qeveria “Rama” për to? Çfarë ka ndodhur realisht? A vazhdojnë të jenë në fuqi këto kredi?

 Qeveria nuk ka anuluar asnjë kredi zyrtarësh…

 Ata që kanë përftuar kredi të buta, pa interes dhe me afat shlyerje 3-4 dekada, janë deputetë, ish-deputetë, ish-zëvendësministra, ish-ministra, ish-shefa kabineti qeveritarësh e shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, sekretarë të përgjithshëm të institucioneve të larta të shtetit familjarë të krerëve të të lartë të PD,  duke përdorur dokumente si “të pastrehë”, kur në fakt jo vetëm nuk kanë qenë të pastrehë, por kanë pasur e kanë në pronësi vila e apartamente luksoze edhe për qentë! Ky fakt, në emër të qeverisë “Rama”, u denoncua në fillim të muajit shkurt prej ministres aktuale të të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, zonjës Eglantina Gjermeni, duke publikuar listën emërore dhe shumën e kredive të përfituara. Dhënia e këtyre kredive për strehim, shtetarëve që nuk ishin të pastrehë, u konsiderua abuzim dhe u denoncua në prokurori Qeveria “Rama”, me VKM nr 56, datë 05. 02. 2014, në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 121 e 124 të Ligjit Nr. 8485, datë 12.5.1999 për “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit (Englantina Gjermeni), Këshilli i Ministrave vendosi të anuloj dhe shfuqizojë VKM nr. 600, datë 12. 09. 2007 “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë”, i ndryshuar, dhe çdo akt tjetër nënligjor të nxjerr në zbatim të tij”. Ky vendim botuar në fletoren zyrtare nr. 17, datë 21 shkurt 2014 dhe hyrë në fuqi ditën e botimit në këtë fletore, paçka se kanë kaluar 9 muaj nga shpallja e fuqisë vepruese të tij, nuk po zbatohet. Shtetarët dhe politikanët “fukarenj” me vila e biznese, që kanë përfituar kredi si “të pastrehë”, nuk i kanë kthyer këto shuma në arkën e shtetit, sepse qeveria nuk zbaton vendimin e saj për bllokimin dhe anulimin e tyre.

Lista e kredive, shtetarë “agallarë”, me letra si “varfanjakë”…

Në lista janë emra të njohur ish-pushtetarësh e shtetarësh aktualë dhe oborrtarë të tyre, që nga ministra shefa SHISH, zv/ministra, drejtorë të lartë, shefa kabineti në qeveri, presidencë, diplomatë, familjarë dhe sekretare të tyre. Janë 145 emra të njohur të politikës e zyrave të larta të shtetit, të cilët kanë përfituar kredi si “të pastrehë” me VKM Nr. 600, datë 12.9.2007: “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë”. Kjo VKM ka hapur rrugën për të mbushur xhepat me kredi të buta e afatgjata për politikanë e shtetarë të lartë, duke përdorur letra false si gjoja “të pastrehë”, kur në fakt kishin vila e apartamente në çdo breg deti, male, kodra e qytete, si dhe pasuri, biznese e llogari të shumta bankare. Kreditë në fjalë janë dhënë vetëm për funksionarët politikë dhe nëpunësit civilë të administratës publike në vlerën 5 milionë lekë për strehim dhe 2.5 milionë lekë për shtesë sipërfaqe banimi. Këto u konsideruan “abuzim, me përftim të paligjshëm” dhe në mbledhjen e qeverisë “Rama” të datës 5 shkurt 2014, u vendos që të 145 kreditë e këtij lloji të bllokohen e anulohen menjëherë në masën e tyre të plotë të kreditimit dhe të kalojnë në fondin shtetëror të banesave për të pastrehët realë që presin prej 22 vjetësh të strehohen e sillen vërdallë.

 Sipas ligjit, asnjë nga 145 zyrtarët nuk e përfiton kredinë si i pa strehë

 Ligjit Nr. 9232, datë 13. 05. 2004, në Pikën 1, të Nenit 4, përcakton qartë se cilat janë kategoritë përfituese për kredi të buta. Sipas ligjit në fjalë, përfitojnë kredi nga fondet shtetërore të strehimit vetëm familjet ose individët që nuk kanë në pronësi një banesë, që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje, që kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore, thuhet në pikën 1 të nenin 4 të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004. Në të sqarohet më tej se administrimi i kërkesave për programet sociale të strehimit dhe caktimi i përparësive bëhen nga organet e qeverisjes vendore. Ndërkohë që dokumentacioni që duhet të paraqesë familja për t’u strehuar në banesa sociale me qira dhe afatet e procedurat përkatëse përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.  Kompetencë e Këshillit të ministrave janë dhe caktimi i normave të strehimit. Sa u përket kritereve për përzgjedhjen e përfituesve neni 5 i po të njëjtit ligj përcakton se “trajtohen me përparësi individët ose familjet që plotësojnë kushtet e nenit 4 pika 1 dhe që kanë këto specifika: familjet, të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga Ligji Nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”. Gjithashtu përfitojnë familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar e pastrehë, familjet një prindërore të pastreha, që kanë në ngarkim fëmijë, të moshuar të pastrehë që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror, individët e pastrehë me aftësi të kufizuara, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare…

———————————-

 

Vendimi Nr. 56, datë 5.2.2014

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 121 e 124 të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave, vendosi:

1. Vendimi nr. 600, datë 12.9.2007 i Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë”, i ndryshuar, dhe çdo akt tjetër nënligjor i nxjerrë në zbatim të tij, shfuqizohet.

2. Fondet e programuara për trajtimin me strehim sipas vendimit nr. 600, datë 12.9.2007 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, do të kalojnë për trajtimin me strehim të kategorive më në nevojë.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

———————————

Lista emërore e zyrtarëve “fukarenj”, që kanë marrë kredi si “të pa strehë”

Nejla Eduart Peka

Endri Nuri Hasa (Drejtori Përgjithshëm i AKSHI)

Ndue Llesh Paluca (deputet PD)

Nikoleta Pjeter Paluca

Shkelqim Isuf Spahiu

Agim Shefki Kukeli (Rektor Universiteti të Durrësit)

Admir Veledin Drago (Këshilltar i kryeministrit Berisha}

Brikena Fadil Kasmi (ZV.ministre e Drejtësisë)

Selma Shahin Pagria (Ministria e Drejtësisë)

Krenar Zalo Çarçani (ShlSH, Drejtor i Drejtorisë kundër Spiunazhit)

Arben Dod Doci ( Dr. Drejt. e parandalimit të pastrimit të parave)

Hasan Shaban Metuku (drejtor departamenti Kryeministri)

Klodiana Tomorr Cankja (Kryetare, Agjensia e Prokurimeve Publike

Kleves Simon Bitro (Drejtor kabineti Ministra e Çështjeve Sociale)

Marjana Shimitri Papa

Migena Beqir Bakalli (Këshilltare Kryeministrit)

Eva Atif Pustina

Vjollca Vasil Serjanaj (Serjani)

Gjovalin Mark Prenga (dr,i marr. me publikun Kryeministri)

Engjellushe Dajko (Dep. Antikorrupsion Kryeministri)

Besnik Myftar Çobaj (Drejtoria e Lojërave të Fatit te Min. Financave)

Spiro Foto Ksera (ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale)

Diana Hysni Troshani

Bashkim Nezir Shehu (sekretar i përgjithshëm në MTKRS)

Aurel Hysen Isaj

Ylli Tosun Alushi (zv.drejtor SHISH}

File Riza Ruka

Zefina Nikoll Asani (zëdhënëse e Ministrisë së Integrimit)

Paulin Mirash Kodra

llir Faik Ibrahimi

Shkelzen Ramadan Çekrezi

Nezir Gani Haldeda (zv.ministër te Ministria e Financave)

Fatmir Fehim Konja (Zëdhënës te Ministria e Brendshme)

Donika Sotiraq Capi (Drejtore e kabinetit të ministrisë Mbrojtjes)

Vasil Zef Bicaj i Drejtor i sporteve në MTKRS)

Skender Osman Uku (sekretar i përgjithshëm,Ministria e Arsimit)

Iva Adem Zajmi (Zv.ministre e Ministrisë së Brendshme)

Elvis Çefa (drejtori AKKP)

Luan Cen Perzhita (Dr. 1 Institutit të studimeve Arkelogjike)

IIir Pjeter Pecnikaj

Lida Koço Llakmani

Adriatik Bektash Alimadhi

Sonila Petraq Balka (Drejresh buxheti në Ministrinë e Transportit)

Marsjola Premtim Duro (Zëdhënëse në Presidencë)

Edmond Reuf Aricaj (këshilltar i ministrit të Shëndetësisë)

Oerd Eqerem Bylykbashi (shef i Kabinetit të Kryeministrit Berisha)

Elton Maqo Pasku

Marsida Minush Omari

Vasil Spiro Cyri

Enno Shpetim Bozdo (zv.ministri i METE)

Erkand Mehdi Qerimaj

Kostandina Thodhori Beziani

Isa Ibrahim Mella

Kujtim Abedin Sheshi

Elona Keno Stavri (Toro)

Arjana Perparim Çela

Kastriot Skender Dervisliaj

Arber Selman Basholli (drejtor në ILDKP)

Julian Jashik Zonja (Prokuror. Tiranë)

Xhevahir Myrrteza Spahiu

Majlinda Abdi Bozgo

Arben Refat Shkodra (Garda)

Etrid Esat Teliti (anëtar i Këshillit Kombëtar. FRPD)

Avni Muhamet Nezaj

Arben Ymer Skenderaj (Këshilltar i ministrit në MTKRS)

Eduart Mahmut Ypi (Drejtor i Thesarit në Ministrinë e Financave)

Arben Mehimet Dollapaj (Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme)

Gentiana Shyqyri Dorezi {këshilltare në MPPT)

Roland Hysen Bejko ( Drejtor i Shkollës së Administratës)

Dritan Rifat Hylli (Dr. më Drejtorinë e Patentave në Tiranë)

Sabah Ram Jemishta

Josel Fatos Pashko

Ramiz Ali Metaliaj

Liljana Bahri Mlloja

Endri Bekim Mataj (këshilltar në Kryeministri)

Agron Nikoll Gjekmarkaj (Drejtor në Ministrinë e Kulturës)

Marjeta Muharrem Zaimi (Prokurore Tiranë)

Metush Sinan Saraçi (kryetar i gjykatës së Apelit Tiranë)

Elona Mihal Varfi (Këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë)

Endrit Kujtim lami

Aleksander Syrja Muskaj

Pellumb Xhelal Pacani (Drejtor në Ministrinë e Drejtësisë)

Apostol Naun Prifti

Ivi Spiro Kaso (Këshilltar i Kryeministrit Berisha)

Valbona Luiqi Vata (Kryeinspektore KLD

Merita Mersin Selimi

Bernina Bajram Kondi

Aleksander Vasil Cavo (Dr.kabineti në Ministrinë e Brendshme)

Cercis Selman Durmishi

Flamur Rasim Kuci (Zv.ministër i MTKRS)

Edit Zefir Harxhi (Zv.ministre e Jashtme)

Mevlud Njiazi Matraku (SHISH)

Behar Ymer Dibra (prokuror, Krimet e Rënda)

Ermal Mitat Gjinaj

Ervin Nazmi Metalla

Elvana Tivari (Drejtoreshë juridike në KLSH)

Florjan Astrit Nuri

Rezart Bexhet Tershana (Dr.juridik Ministria e Mbrojtjes)

Enver Lutfi Bytyci

Evelina Muharrem Koldashi (Drejtore e ISSH)

Visho Bahri Ajazi Lika (zv.ministër i Ministrisë së Inovacionit)

Haris Gjovalin Murana (Drejtore në Ministrinë e Shëndetësisë

Flora Ishan Cabej

Mentor Muharrem Beqaj (Këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes)

Esat Njazi Hasani (Drejtor i Ujrave në Ministrinë e Bujqësisë)

Ilir Fiqiri Kondi (Drejtor i Qendrës së Publikimeve Zyrtare)

Dorjan Xhezair Teliti (sekretar i Prgj në Ministrinë e Financave)

Abaz Idriz Hado (Zv.ministër i MTKRS)

Enkeledi Enver Hajro (Drejtoresha e Kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë)

Ardit Petrit Cela (sekretar i marrëdhënieve me publikun LSI)

Gentiana Hiqmet Bektashi

Denis Rrok Gila

Mira Pandeli Zoto (këshilltare e Ministrisë së Shëndetësisë)

Paulina Gjergj Hoxha (deputete PS, Shkodër)

llir Ylli Mece

Resmi Arshi Hibraj

Rozeta Ahmet Kuka

Sefer Shefqet Korbeci

Odeta Bernardin Kromici

Gjergji Stefan Papa (deputet i PD në Korçë)

Fatmir Hoxha (gjyqtar Gjykata Kushtetuese)

Eraldi Bardhyl Elmasllari (përgjegjës në Kuvend)

Aurel Përparim Lamce (Drejtor i Prgj. METE)

Dritan Musa Rreshka (Prokuror në Prokurorinë e Tiranës)

Aljona Hamdi Mansaku

Sami Muhamet Nezaj

Flir Beqo Mosho

Drita Ndue Mandreja

Juljan Gezim Haxhiu

Selman Mustafa Tema

Ermal lljas Zaimi

Engjellushe Neki Llane

Veap Besim Aga

Agron Isuf Tufa

Aneta Reshat Ndreu

Dede Mhill Kasneci

Sidrit Berhan Malevi (Dr. Në Ministrinë e Inovacionit)

Përparim HALILI