Ja sa do shkojnë temperaturat sot dhe nesër

497
Gjatë ditës së sotme pritet që moti të jetë kryesisht i nxehtë. Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e zonave me presion të lartë që do të sjellin mot të kthjellët dhe me diell.
Temperaturat minimale do të sillen nga 11C deri 13C, e ato maksimale do të rriten në 28C, të shtunën, deri në 31C të dielën. Era do të fryjë lehtë nga veriu-verilindja 1-4m/s.
Në fillim të javës, të hënën mbrëma dhe të martën sërish pritet depërtimi i masave më të freskëta ajrore që do të sjellin vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu.
Temperaturat maksimale, të martën sërish pritet të zbresin deri në 27C-29C, e nga dita e mërkurë, sipas tendencave të fundit, vapa afrikane pritet të shtrihet edhe mbi rajonin tonë duke sjellë rritje graduale të temperaturave edhe mbi 32C.
Sigal