Ja pse Trump e ktheu mbrapsht kandidaten për ambasadore në Shqipëri

534
Sigal

Mediat amerikane/ Propozimi i Kavalec për Shqipërinë nuk dukej aksidental, duke pasur parasysh financimin e DASH në kohën e Obamës për aktivitetet e Fondacionit të George Sorors në vendin tonë

Pse Trump e ktheu mbrapsht kandidaten për ambasadore në Shqipëri?

Edhe pse Ambasadori i ri Amerikan në Kosovë është emëruar prej gati dy muajsh, “karrigia” e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë është bosh që nga qershori i vitit të kaluar dhe me sa duket do të vazhdojë të qëndrojë e tillë. Së fundmi, presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr nga nominimi zyrtaren e lartë që pritej të konfirmohej si ambasadore e Uashingtonin në vendin tonë, për lidhje me spiunë rusë e britanikë. Kathleen Ann Kavalec, zyrtare e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe mbështetëse e ish-presidentit Obama nuk është më e emëruara e Shtëpisë së Bardhë për Shqipërinë, për shkak të së “shkuarës së errët”. Ajo dyshohet se ka bashkëpunuar me FBI-ne dhe një sërë spiunësh duke zbuluar informacione të rëndësishme për Administratën Trump. Sipas një zyrtari të Administratës Trump, ajo akuzohet se ka komunikuar me ish-spiunin britanik Christopher Steele, i cili hartoi dhe publikoi një sërë dosjesh false për presidentin Donald Trump, me qëllim që ky i fundit të humbiste garën. Mediat amerikane bëjnë të ditur po ashtu, se ajo kishte informuar një zyrtar të lartë të FBI-së, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-s mbi vendime të fshehta të Administratës Trump. “Ajo është emëruar përmes procesit të karrierës, por Presidenti tërhoqi nominimin e saj,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë. “Emri i saj është në pritje në Senat dhe asnjëherë nuk është konfirmuar në këtë post”.

Kathleen Ann Kavalec

Zyrtarja e lartë në kohën e zv/ ndihmës sekretares së Shtetit Victoria Nuland u zbulua se kishte takuar personalisht dhe ishte në komunikim me Steele edhe pas zgjedhjeve presidenciale.
Gjithçka duket se u zbulua pas publikimit të një sërë emailesh, në të cilat Kavalec duket se po punonte në mënyrë të fshehtë për të dëmtuar presidentin Trump. Ajo ishte përkrahëse e ish-presidentit Obama dhe kandidates demokrate Hillary Clinton, duke dhënë një donacion të vogël prej 250 dollarësh në 2012 në Fondin e Fitores së Obama dhe një tjetër prej 250 dollarë për Clinton në 2016. Kavalec dhe kolegu i saj Jonathan Uiner, ish-ndihmës i ish-Sekretarit të Shtetit John Kerry, i siguroi kampit “Obama-Klinton” informacionin që kishin mbledhur nga Steele në Bruce Ohr, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë, i cili u përdor si një kanal komunikimi nga FBI-ja pas largimit të Steele. Përfshirja e saj në hetimin e FBI-së ndaj Administratës Trump u zbulua nga kongresmeni amerikan Mark Meadows në një program televiziv në Fox News. Meadows i tha gazetarit të njohur Sean Hannity se ka “lojtarë” të fuqishëm madje edhe ambasadorë që ishin përfshirë në hetimet e FBI-së. “Është e frikshme që Administrata Obama, e cila ka lidhje të forta me Hillary Clinton vazhdojnë të minojnë Administratën Trump dhe vazhdon të punojnë fshehurazi kundër agjendës së tij”, tha ai të martën. Emailet e zonjës Kavalec, zbulojnë se ajo dhe Ohr kanë qenë në kontakt me Steele, duke i dhënë detaje mbi hartimin e dosjes anti-Trump.

Kathleen Ann Kavalec

Më 21 nëntor të vitit 2016, Kavalec dhe Ohr shkëmbejnë email të shumta, mes të cilave përmendet edhe emri i Serge Millian, një ish-biznesmeni rus që duket se informonte FBI-në për “lidhjet” e Trump me Moskën. Sipas ish-këshilltarit të presidentit Trump, George Papadopoulos, Millian,u bë një burim më i madh i Steele për hartimin e kësaj dosjeje. Në një nga emailet, Ohr e falënderonte Kavalec që ishte takuar më të për t’i kaluar Steele disa informacione, të cilët më pas duket se i kalonin FBI-së. “Kathy faleminderit që keni gjetur kohë për t’u takuar me mua”, shkruante Ohr. “Unë vërtet shpresoj të mund të dalim diku nga këto të dhëna.” Emri i Kavalec u zbulua pasi Komisioni i Hetimit në Kongresin Amerikan filloi hetimet ndaj investigimit të FBI-së në Rusi. Fillimisht konfirmimi për ambasadoren e Shqipërisë u bllokua nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Senatit, në pritje të hetimeve për takimet e saj me Steele dhe Ohr.

Prokurori i shquar John Leonardo

“Shqipëria nuk ka korrupsion të shfrenuar vetëm në drejtësi, por edhe në shumë fusha: Policia, gjyqtarët, prokurorët. I gjithë Ballkani në përgjithësi vuan nga ky problem. Pothuajse të gjitha vendet që ndodheshin pas Perdes së Hekurt në shekullin e 20-të, duket se kanë këtë problem.”