Ja pse socialistët e Sarandës nuk e duan si deputete Luiza Xhuvanin

744
Sigal

LETËR NË REDAKSI/Socialistët e Qarkut të Vlorës pohojnë se situata në Sarandë dhe Delvinë është ajo që përshkruhet në “Telegraf”

Po i referohem artikullit me titull “Strategji për të përçarë socialistët” të datës 28 janar në gazetën “Telegraf”,  ku u shkrua nga kolegu im Engjëll Musai, për gjendjen aktuale politike në Qarkun e Vlorës. Pavarësisht, referimit të përgjithshëm për znj. Luiza Xhuvani, unë po bëj disa shtesa të faktuara mbi realitetin aktual në Sarandë.

Nuk është e vërtetë që znj.Xhuvani ka ndikuar në qytetin e Delvinës, për humbjen e kësaj bashkie. Por, personalisht mbështes fort mendimin e kolegut për thënien se është e privilegjuara e z. Rama dhe këtë po e vërtetoj me faktet që po ju dorëzoj. Znj. Xhuvani nuk duhej të ishte kandidate për deputete as në Sarandë as në Tiranë. Në radhë të parë duhet të mësojmë ç’do të thotë fjala “deputet” (vjen nga gjuha franceze debut = kontribut). Do të thotë të kontribuosh në Parlament për krijimin dhe caktimin e disa ligjeve për një shoqëri më të mirë, të edukojmë një brez më aktiv, të kërkojmë të drejta të barabarta përpara ligjit etj.. Znj. Xhuvani nuk i përmbush këto pika që të jete deputete. Ju faktoj se, znj. Xhuvani marrëdhëniet në Sarandë nuk i ka të mira me elektoratin e PS-së. Kjo ka filluar që me ndërhyrjet që deputetja ka bërë për Rajmonda Gjonin për kandidaturën për kryetare bashkie kundër Stefan Çipës. Dëshirën e madhe që deputetja kishte, që, Rajmonda të rizgjidhej Kryetare e PS-së në Sarandë, duke manipuluar listat e anëtarëve të PS-së. E njëjta gjë u bë edhe me Forumin Rinor për Sarandën, ku u  zgjodh një familjar i Kryetarit të Rrethit Sarandë, Gjergji Mërkuri dhe aq më keq në vitet 2001-2006 anëtar i PD-së bashkë me familjen e tij (përtej së majtës dhe së djathtës!). Dhe kapaku i skandalit ka qenë me forumin e gruas në Sarandë. Ku nuk u zbatua procesi dhe lanë të ofenduar gratë socialiste, me bindje dhe jo me interes, ka zgjedhur gra të cilat janë të korruptuara që kane problem me gjykatën. Me sa duket, znj.Xuvani është me sloganin e vjetër PËRTEJ SË MAJTËS DHE TË DJATHTËS! Ka harruar se slogani i ri është për një RILINDJE  SHQIPTARE.

Mocioni i Asamblesë së Përgjithshme me 68 anëtarë mbi 1/3 për kryetarin e rrethit Gjergji Mërkuri për shkelje të rënda të statutit të PS-së, ku Znj. Xhuvani i ka quajtur “broçkulla”, sepse e ka kthyer në pazar PS-në në Sarandë për interesa vetjake. Dhe në fund po ju jap një lajm të hidhur për PS-në e Sarandë. 4 këshilltarë të PS-së në Këshillin Bashkiak dhe anëtarë të asamblesë kanë dhënë dorëheqjen nga PS dhe janë bashkuar me LSI-në dhe i gjithë faji është i Luiza Xhuvanit. Prandaj dhe socialistët nuk e duan më si deputete në Sarandë. Por, do të ishte në nderin e zonjës Xhuvani që ajo vetë të jepte dorëheqjen.