Ja postimet në Facebook të 37 vjeçares që kërcënoi Rudina Magjistarin

512
Pasi u zbulua dhe identiteti i gazetares së kërcënuar me jetë, një kërkim i thjeshtë i është bërë edhe 37 vjeçares e cila përdorte rrjetet sociale si formë shantazhi. Nga një kërkim i thjeshtë në rrjetin social Facebook, rezulton se Vjola Sala poston në profilin e saj vetëm foto nga natyra apo thënie të njerëzve të njohur. Ajo nuk ka postuar asgjë personale në këtë profil, që mesa duket e ka përdorur vetëm për kërcënime. Pas denoncimit të moderatores së njohur, policia e ka identifikuar dhe ka kërkuar që Prokuroria të hetojë këtë rast.
Mësohet se ajo i shkruante në inbox në Facebook Magjistarit fyerje, ofendime dhe deri kërcënime me jetë të tipit: Do të vras!
“Më datë 15.03.2016 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Vjola Sala, 1979, banuese në Durrës, sepse dyshohet se që prej muajit Tetor 2015 dhe në vazhdim ka dërguar mesazhe në profilin në rrjetin “Facebook”, me përmbajtje fyese kërcënuese, ndaj shtetases me inicialet R.M, banuese në Tiranë, moderatore televizive dhe për persona të tjerë publik. Nenet 84, 121/a, 119 dhe 120 të K.P”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal