Ja për cfarë akuzohet Becchetti, pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria

598
TIRANE – Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën për skemën e dyshuar mashtruese “KGE”, me vlerë rreth 38 milionë euro, si edhe shmangien e mbi 5 milionë eurove detyrime tatimore, për të cilën janë marrë të pandehur shtetasit Francesko Beketi, Liljana Condimit, Mauro de Renzi, Eriona Troplini, Stavri Peci, Fetah Dervishi, Sokol Koçi, si edhe personat juridikë “Kalivaçi Green Energy”; “Energji”; “Cable System”; “400 KV” dhe “Agon Set”.
Ndaj të pandehurve, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat si më poshtë:
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën për skemën e dyshuar mashtruese “KGE”, me vlerë rreth 38 milionë euro, si edhe shmangien e mbi 5 milionë eurove detyrime tatimore, për të cilën janë marrë të pandehur shtetasit Francesko Beketi, Liljana Condimit, Mauro de Renzi, Eriona Troplini, Stavri Peci, Fetah Dervishi, Sokol Koçi, si edhe personat juridikë “Kalivaçi Green Energy”; “Energji”; “Cable System”; “400 KV” dhe “Agon Set”.
Ndaj të pandehurve, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat si më poshtë:
Francesko Beketi akuzohet akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve” tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” kryer në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, hetuar me masë sigurimi « Arrest në burg » në mungesë
Mauro De Renzis, akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve » kryer nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” kryer në bashkëpunim », “Krijimit të skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” , “Mospagimi i taskave dhe tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale” të kryer në bashkepunim, hetuar me masë sigurimi « Arrest në burg » në mungesë
Liliana Condomitti, akuzohet për kryerjen e veprës penale të « Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale » kryer në bashkëpunim », hetuar në gjendje të lirë.
Erjona Troplini, akuzohet për kryerjen e vepres penale të « Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale » në bashkëpunim » të parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal, hetuar me mase sigurimi « arrest ne shtepi » 
Stavri Peci, drejtuesi teknik i shoqёrisё KGE, akuzohet për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve » në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, hetuar ne gjendje te lire,
Fetah Dervishi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve nga perosni që ka për detyrë lëshimin e tyre” në bashkepunim » hetuar ne gjendje te lire.
Sokol Koçi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre » në bashkepunim, hetuar ne gjendje te lire,
Personit Juridik “Kalivaç Green Energy”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Falsifikimi i dokumenteve » nё bashkepunim dhe mё shumё se njё herё», “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Personit Juridik “Energji”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Vjedhja duke shpërdoruar detyrën » në bashkëpunim », « Krijimi i skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar» , « Mospagimi i taksave dhe tatimeve » dhe « Kontrabanda me mallra të tjerë » dhe « Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale » në bashkepunim».
Personit Juridik “Cable System”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim,
Personit Juridik “400 KV”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim. Personin Juridik«Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim 
Sigal