Ja pasuritë e Avokates së Popullit, Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Ministrja e Drejtësisë

2870
Në portalin Spending Data Albania, rubrika ‘Para dhe Pushtet’ janë shtuar deklarime fillestare dhe vjetore për tre zyrtare të larta të emëruara në vitin 2017. Konkretisht për Erinda Ballanca, e cila është zgjedhur Avokate e Popullit, Sonila Qato, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë.

Erinda Ballanca bën deklarim pasuror pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për herë të parë, pasi më herët karriera e saj profesionale përkon me sektorin privat. Tek deklarimi i pasurisë fillestare përpiluar në datën 17 korrik 2017 janë pasqyruar të dhëna për pasuri të paluajtshme, tituj dhe të të drejta pasurore sikurse burime të pasurisë në vite.

Pasuri të paluajtshme
1) Pronare me 100% e një ap. banimi me sip. 107 m2 në Rr. Brigada VIII, Tiranë, kontraktuar në vitin 2001, përfituar 50% e pronësisë në vitin 2002 dhe total pronësia në vitin 2012. Apartamenti është blerë për 57 000 dollarë me të ardhura nga kursime dhe kredi bankare shlyer total detyrimi në vitin 2013 dhe është rivlerësuar më 14.09.2011 për 18 725 000 lekë.

2) Pronare e 1/8 pjesë takuese e një shtëpie banimi në Tiranë, me sip. ndërtese 76.5 m2 dhe sip. trualli 432 m2. Pasuria është krijuar në vitin 1924 nga stërgjyshi dhe ka kaluar tek trashëgimtarët ligjorë. Çmimi i referencës për truallin sipas VKM përkatëse është 66 906 lekë/m2.

3) Pronare e 1/3 pjesë takuese e një ap. banimi me sip. 55.3m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë, përfituar me privatizim në vitin 1994 nga e ëma znj. Natasha Ballanca (kryefamiljare), 9 960 lekë. Aktualisht ap. është i rënduar me barrë hipotekore prej familjes së vëllait.

4) Kontratë sipërmarrje e datës 26.06.2009 për blerje ap. me sip. 125 m2 dhe garazhi, ende në proces ndërtimi, për vlerën 150 000 euro, nga të cilat janë likujduar 145 000 euro me të ardhura nga paga dhe dividentë ndër vite dhe kanë mbetur pa shlyer 5 000 euro.

5) Kontratë sipërmarrje e datës 12.04.2013 për blerje ap. banimi në Vlorë me sip. 92.69 m2 dhe sip. përbashkëta 14.38 m2, 75 000 euro. Ap. është shpronësuar sipas VKM 1015, datë 27.11.2013 dhe çështja është në proces gjyqësor për dëmshpërblim. Vlera e dëmshpërblimit sipas vendimit gjyqësor të Gjykatës së Apelit Administrativ është 131 000 euro, të cilat ende nuk janë marrë nga Znj. Ballanca pasi çështja është pezulluar në Gjykatën e Lartë.

6) Kontratë sipërmarrje e datës 05.09.2013 për blerje shtëpi banimi me sip. ndërtese 603 m2 dhe sip. parcele 1 547 m2 në Mullet, Tiranë, 451 000 euro, nga të cilat janë likujduar 201 000 euro me të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare. 

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti) 
1) Llogari bankare, gjendje 9 263 euro.
2) Llogari bankare, gjendje 8 652 dollarë.
3) Llogari bankare, gjendje 4 293 euro.
4) Llogari bankare, gjendje 137 602 lekë.
5) Llogari bankare, gjendje 129 euro.
6) Gjendje para cash, 400 000 lekë.

Automjete
Pronare me 100% e një automjeti tip Mitsubishi Outlender, blerë në vitin 2010 për 22 000 euro ose 3 047 000 lekë, me të ardhura nga shitje automjeti dhe paga.

Të tjera 
1) Për periudhën 1996-1998 ka punuar pranë Studio Legale Tonucci sh.p.k.
2) Për periudhën 1998-2009 ka ushtruar aktivitet privat, avokate dhe ka patur kontratë ekskluzive shërbimesh me Studio Legale Tonucci sh.p.k.
3) Për periudhën 2009-15.06.2017 administratore dhe ortake e vetme e “Ballanca LawOffice sh.p.k”. Të ardhurat e përfituara si administratore kanë qenë rreth 50 000 000 lekë dhe të ardhurat nga dividentë rreth 61 000 000 lekë.
4) Deklaron të ardhura nga qira sipas kontratës së datës 01.05.2016, 616 280 lekë.
5) Përfituar nga trashëgimia e gjyshërve 5 300 dollarë.
6) Kredi bankare marrë më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Detyrimi i mbetur në datën e deklarimit është 93 027 euro.
7) Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e shtëpisë në Mullet, 250 000 euro.
8) Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e ap. dhe garazhit, 5 000 euro.
Sonila QATO ka përpiluar në 2008 deklaratën saj të parë pasurore pranë ILKDP, kjo për shkak të detyrës publike pranë Bashkisë së Tiranës, Qato ka deklarime të njëpasnjëshme në vite sikurse deklarim pas lënies së detyrës në bashki (2011) dhe në rimarrjen e një funksioni publik si Drejtore e Përgjithshme e Axhensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në vitin 2013. Në deklarimet e saj janë të dhëna për të ardhura, pasuri, dhurime familjare e të tjera.
Pasuri të paluajtshme
Pronare me 50 % e një apartamenti banimi 112 m2, ndërtuar në vitin 1985-1986, në Tiranë, blerë nga Ndërmarrja Komunale Banesa. 
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti) 
Gjendja cash, 50 000 euro, të krijuara nga kursimet ndër vite dhe nga pjesa, pas shitjes së apartamentit të prindërve.

Automjete 
Bashkëshorti, zoti Artur Qato, pronar me 100 % i një veture 4 plus 1 e tipit ‘Peugot’, viti i prodhimit 1996.

Të ardhura, Qiradhënie 
Të ardhura nga kontrata noteriale e qirasë të apartamentit në Tiranë në pronësi të Sonila Qatos, 30 000 lekë në muaj me afat 1 vit dhe të drejtë rinovimi, shtohen me + 210 000 lekë.

Të tjera 
1) Llogari kursimi ‘Futura’ në emër të djalit, në një bankë të nivelit të dytë, hapur nga bashkëshorti, zoti Artur Qato, shtuar me plus 183.42 dollarë prej të cilave 3.42 dollarë interesi vjetor dhe 180 dollarë si depozitë cash e derdhur nga kursimet e zotit Artur Qato.
2) Llogari kursimi ‘Futura’ në emër të djalit, në një bankë të nivelit të dytë, hapur nga Sonila Qato, shtuar me 205.93 dollarë prej të cilave 5.93 dollarë interesi vjetor dhe 200 dollarë depozitë cash e derdhur nga kursimet e zotit Artur Qato.
3) Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, pakësohet me 13 682.11 lekë.
4) Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qato, shtuar me 10.60 euro, pjesa takuese 50 %.
5) Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qato, shtuar me 135.14 euro, pjesa takuese 50 %.
6) Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë, shtohet me 114.86 euro.
7) Llogari kursimi në një bankë të nivelit të dytë, pakësohet me 10 euro.
8) Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në emër të babait, Llambi Gegprifti ose Sonila Qato, shtohet me 17.06 lekë, pjesa takuese 50 %.
9) Pronare me 100 % e një apartamenti me sip. 76.8 m2 në Tiranë dhënë përmes kontratës së dhurimit, dt. 27.04.2016 nga prindërit Llambi dhe Fanika Gegprifti, vlera 4 953 600 lekë, vlerësuar sipas pasqyrës llogaritëse e tatimit për kalimin e të drejtës së pronësisë nga ZVRPP Tiranë.
10) Gjendja cash, pakësuar me – 300 000 lekë.
11) Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë krijuar me kursime nga paga si e punësuar në Bashkinë e Tiranës, 204.04 lekë.
12) Bashkëshorti, zoti Artur Qato, llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, bëhet 4 741.60 lekë.
13) Bashkëshorti, zoti Artur Qato llogari rrjedhëse, llogari page në një bankë të nivelit të dytë, datë fillimi 30.09.2016, 92 522.29 lekë.
14) Llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogaria e pagës si Drejtore e Përgjithshme e AKKP-së, bëhet 1 402 929.21 lekë.
Gjithashtu Ministria e re e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë deklarimin e saj të parë pranë Inspektoratit në citin 2014 ,vit e përzgjedhjes dhe votimit të saj nga Kuvendi në pozicionin e Komisionerit pranë Insitutcionit Avokati i Popullit. Karriera Gjonaj zë fill me punën e saj në sektorin jofitimprurës si drejtuese projekti dhe eksperte në çështje të drejtës.
Pasuri të paluajtshme
Pronare me 50 % (sipas regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin ) e një banese 67 m2 ku edhe banon, kontrata e shitblerjes dt. 19.12.2008, me certifikatë pronësie dt. 3012.2008, vlera 7 216 300 lekë. 

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 112 euro.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 45 263 lekë.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 197.7 euro. 
4) Gjendja cash në momentin e deklarimit, 12 000 euro.
5) Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, marrë në janar 2014, afati 5 vjet, kësti mujor 6 000 lekë. Shuma e detyrimit financiar që ka mbetur e pashlyer, 230 000 lekë. 

Automjete
Pronare me 100 % e një automjeti tip “Citroen C4, kontratë e lidhur me Auto-France-Al, dt. 28.02.2008, vlera 13 300 euro. 

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet 
1) Të ardhura nga paga neto si komisionere pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2016, 1 279 068 lekë.
2) Të ardhura nga pagesa për ekspertizë oponence ligjore, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 410 euro.
3) Të ardhura neto si honorare nga revista juridike ‘Avokatia’, botim i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, 6 800 lekë.
4) Të ardhura bruto si honorare për përgatijen e studimit të Institutit Polak, INPRIS, 1 850 euro.
5) Të ardhura neto nga pagesa me honorare, ekspertizë në Reformën në Drejtësi, eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, kontratë shërbimi janar-mars 2016, 215 985 lekë.
6) Të ardhura neto nga pagesa me honorare, ekspertizë në Reformën në Drejtësi, eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, kontratë shërbimi prill-qershor 2016, 217 770 lekë.
7) Të ardhura neto nga pagesa me honorare, ekspertizë në Reformën në Drejtësi, eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Përkohshëm të Reformës në Drejtësi, Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, kontratë shërbimi korrik – tetor 2016, 223 125 lekë.
8) Të ardhura neto nga pagesa për ekspertizë, studim për vendimet gjyqësore të korrupsionit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 850 dollarë.

Të ardhura nga Bonuse 
Të ardhura për shpenzime telefoni nga Institucioni i Avokatit të Popullit, 24 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 
1) Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, të ardhura nga paga në funksionin e inspektorit të Kontrollit Tatimor, gjatë vitit 2016, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 181 746 lekë.
2) Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, të ardhura si pagesë mujore në shoqërinë “Easyinvest”, për muajt prill-qershor 2016, 159 000 lekë.

Të tjera 
1) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, në 31 dhjetor 2016, 3 euro.
2) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, në 31 dhjetor 2016, – 98 018.26 lekë.
3) Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, në 31 dhjetor 2016, 44 484.79 lekë.
4) Gjendja e llogarisë bankare, depozitë pa afat në një bankë të nivelit të dytë, në 31 dhjetor 2016, 201.86 euro.
5) Gjendja cash deri në 31 dhjetor 2016, 8 000 euro.
6) Overdraft një pagë në vlerën 100 000 lekë, me afat të papërcaktuar. Detyrimi financiar që ka mbetur i pashlyer, 98 018.16 lekë.
7) Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, investime në shoqërinë tregtare “23 Option” sh.p.k me 33.333 % të kuotave, me vlerë investimi 1 171 244 lekë.
8) Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, në shumën 250 000 lekë, me afat 5 vjet. Shuma e shlyer 81 700 lekë + interesa dhe kamatvonesa, detyrimi financiar mbetur i pashlyer, 114 732 lekë.
9) Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën totale 500 000 lekë, me afat shlyerje 5 vjet. Shuma e shlyer 165 440 lekë + interesa dhe kamatvonesa, detyrimi financiar që ka mbetur i pashlyer, 223 720 lekë.
10) Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, overdraft në një bankë të nivelit të dytë në shumën totale 180 000 lekë, për një periudhë të pacaktuar. Shuma e shlyer 51 830 lekë + interesa, detyrimi financiar mbetur i pashlyer, 129 056 lekë.
11) Bashkëshorti, zoti Irvelin Gjonaj, overdraft (kartë krediti) në një bankë të nivelit të dytë në shumën totale 200 000 lekë, për një periudhë të pacaktuar. Një pjesë e overdraftiti në llogarinë e kredit card ka kaluar në overdraft debit card si transferim llogarie në shumën 150 000 lekë. Shuma e shlyer 49 004 lekë + interesa, detyrimi financiar mbetur i pashlyer 0 lekë.
Sigal