Ja parashikimi i motit për fillimin e javës

544
Sigal

Muaj Maj pritet të sjellë kapriço të shumta më motin. Sipas sinoptikanëve java e parë e Majit do të jetë me mot të paqëndrueshëm ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Megjithatë temperaturat do të luhaten mes temperaturave maksimale 23-24 gradë celcius. Ky mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

PARASHIKIMI METEO për nesër, e hënë 29 Prill 2019: RESHJET nesër (e hënë dt.29) reshjet pritet të jenë të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Ndërsa në pjesën më të madhe të qarqeve ato pritet të jenë lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT Nesër (e hënë dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 18 °C në vendet e ulëta: 11 / 19 °C në vendet malore: 3 / 16 °C ERA nesër (e hënë dt.29) ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.