Ja makinat që nuk do të udhtojnë më në Shqipëri!

722
Nga data 1 korrik i vitit 2015 me urdhër të Ministrisë së Transporteve nis aplikimi i vlerave të limit të shkarkimit të gazeve nga motorët e makinave. Pas tre javësh të gjithë personat e pajisur me makina, përveç kalimit të testit të kontrollit teknik, duhet të bëjnë edhe kontrollin e normës së shkarkimit të gazrave, në të kundërt nuk do të marrë certifikatën e koalidimit, nëse vlerat e shkarkimit të gazrave janë mbi normat e lejuara. Këtij kontrolli do t’i nënshtrohen të gjitha mjetet për karburantet, qoftë për benzinën, qoftë për naftën. Ky vendim vjen si qëllim ndërgjegjësimi për drejtuesit e automjeteve për të kontrolluar më shpesh nivelin e gazrave për përmirësimin e shkarkimit të tyre. Kontrollit do t’i nënshtrohen të gjitha mjetet që janë në qarkullim, përfshirë edhe automjetet e transportit publik, pra nuk ka përjashtime për asnjë lloj mjeti. Sipas udhëzimit normat e gazeve më 1 korrik të vitit 2016 do të jenë të përputhura me normat e direktivat e Komunitetit Europian për gazet, gjatë kontrollit teknik të mjeteve.
Ja fazat për të shpëtuar makinën 
Udhëzimi “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, përcakton ndryshimin e normës sasiore e cila është vendimtarë për arsyen e dështimt, në kontrollin e sistemit të shkarkimit të gazrave të makinave. Mjetet rrugore të regjistruara nga 1 janar 1980 deri më 1 korrik 2008, deri tani nuk e kalon testin kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 2.5 m-1, në rastet e motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 m-1, në rastet e motorëve diezel turbo. Pas datës 1 korrik 2015 deri më 31 dhjetor 2015, norma rritet me 40 për qind. Aktualisht testi është i pa kalueshëm për mjetet e regjistruara pas 1 korrik 2008, kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 1.5 m-1, ndërkohë me udhëzimin që hyn në fuqi pas tre javësh, norma e lejuar shtohet me 60 për qind.
Udhëzimit për normat e reja do të hyjnë në zbatim në tri faza. Faza e parë do të aplikohet nga 1 korrik deri në 31 dhjetor 2015, ku fillon zbatimi i normave të lejuara aktuale zyrtare, plus shtesat respektive, të nivelit të gazrave në testin e kontrollit teknik të detyrueshëm. Automjetet që tejkalojnë këto nivele të elementeve ndotëse nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm. Faza e dytë fillon nga 1 janari deri më 31 qershor 2016, ku do të zbatohen normat e lejuara, përfshirë edhe gjysmën e shtesave respektive, të përcaktuara në udhëzim, të nivelit të gazrave në testin e gazrave në kontrollin teknik të detyrueshëm. Automjetet që nuk plotësojnë këto nivele të elementeve ndotëse nga gazrat, do të marrin rezultat negativ. Ndërkohë faza e tretë dhe përfundimtar fillon me 1 korrik 2016 dhe do të aplikohet zbatimi konkret i normave të lejuara të elementeve ndotëse nga gazrat e automjeteve në përputhje të plotë me direktivën europiane të vitit 2009, që aplikojnë vendet e BE-së.
Sigal