Ja kush përballet nesër me drejtësinë

1376
Sigal

Banka Kombëtare e Greqisë mashtron qytetarët në ankande, u merr lekët dhe nuk u dorëzon sendin e blerë

 Qytetari Gentjan Varosi çon në Gjykatën e Tiranës Bankën Kombëtare të Greqisë Sh.A duke e paditur për kontratat e shitjes. Qytetari Varosi  pretendon se Banka Kombëtare e Greqisë nuk ia ka dorëzuar sendin e blerë në ankand sipas rregullave. Ndaj ai i kërkon gjykatës të detyrojë Bankën Kombëtare të Greqisë të kthejë shumën 21.500 Euro, për shkak të mosdorëzimit të sendit të blerë në ankand, shpërblimin e dëmit të shkaktuar dhe fitimin e munguar nga moment i lindjes së këtij detyrimi deri në ekzekutimin e tij.  Kjo çështje gjykohet nga gjyqtarja Elbana Lluri.

  Veprime të paligjshme, “Tirana Bank” duhet t’i paguajë 314 000 euro 4 qytetarëve

 Qytetarët: Arlind Çela,  Fiona Çela,  Mirlinda Çela,  Monika Çela  kanë çuar në gjykatë Shoqërinë Tregtare ‘Tirana Bank’ sha për pagim të dëmit pasuror të shkaktuar në vlerën e pjesës së mbetur të detyrimit, që rrjedh si rezultat i kontratës për zëvendësim debitori nr 5324 rep dhe nr 2946/2 kol, datë 27 nëntor 2006, në shumën e përgjithshme prej 294.000 euro. Pagimi i dëmit jopasuror në formën e dëmit moral si rezultat i veprimeve të paligjshme të Tirana Bank në shumën e përgjithshme prej 10 000 euro. Pagimi i dëmit pasuror në formën e dëmit ekzistencial të shkaktuar paditësve, si rezultat i veprimeve të paligjshme të të paditurit 10 000 euro.  Çështja gjykohet nga Gjyqtarja Regleta Panajoti.

  BKT nuk i jep fitimin shoqërisë përmbarimore, me të cilën bashkëpunoi

 Banka Kombëtare tregtare nuk është serioze në lidhje me bashkëpunëtorët e saj në marrëdhënie pune. Për këtë Shoqëria Përmbarimore Gjyqësore Private “ARB” Sh.p.k ka çuar në gjykatë BKT-në me padinë e shkaktimit të dëmit. Shoqëria përmbarimore kërtkon nga Gjykata që të detyrojë BKT-në për të shpërblyer paditësin  për dëmin pasuror dhe jopasuror të shkaktuar nga veprimet me faj fitimin e munguar dhe kamatat ligjore sipas normës TRIBOR njëditor të vendosur nga Banka e Shqipërisë, deri në datën e ekzekutimit të këtij vendimi. Kjo çështje gjykohet nga Gjyqtarja Fatime Deçolli.

 “Plus Communication” nxjerr punonjësit në rrugë, duke shkelur arbitrarisht kontratën e punës

 Shoqëria ‘Plus Communication’ pushon nga puna punonjësit e vet duke mosrespektuar kontratën e punës të nënshkruar nga të dy palët. Ish punonjësja e “Plus Communication” Erida Lazimi ka paditur kompaninë për zgjidhje të menjëhershme të kontartës së punës. Ajo kërkon shpërblim dëmi që rrjedh nga marrëdhënia e punës. Detyrimin e të paditurit shoqëria ‘Plus communications” sha të dëmshpërbleje paditësen me pagën e një viti (12 muajve) në pozicionin e agjentit të shitjeve për zgjidhje të menjëhershme pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës, pagën e dy muajve për mosrespektim të afatit të njoftimit, në masën prej 1.4000 000 leke gjithsej. Çështja gjykohet nga  Gjyqtarja Elbana Lluri.