Ja kush është gruaja që mori pjesë në grabitjen e Rinasit dhe shpërqëndroi policinë

244

Publikohet fotoja e 31-vjeçares E.Bici e cila akuzohet se ka marrë pjesë në grabitjen spektakolare të 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

E.Bici, sipas burimeve, është gruaja që ka ndihmuar anëtarët e tjerë të grupit të djegin makinën dhe të shpërqëndrojë policinë.

Hetuesit dyshojnë se ajo ka orientuar gabim policinë në mënyrë që grabitësit të shpëtonin.

Emri i saj është zbuluar gjatë dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili rrëfeu dinamikën dhe mënyrën sesi modifikoi furgonët me logot e “Hetimit Tatimor”.

Për grabitjen e Rinasit janë arrestuar 5 persona. Alkond Bengasi, është tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët.

Dy janë autorët e kapur deri më tani, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja.

Dy bashkëpunëtorët e tyre janë Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Policia ka shpallur në kërkim, Klement Çalën, Eldi Çalën, Talo Çelën, ish-policin Mareglen Hoxha, dhe Aleks Pepën. “Truri” i grupit, Admir Murataj, ngeli i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.