Ja ku do të merren Vizat për Emigracionin në Mbretërinë e Bashkuar

2213
Teleperformancë Ltd ka marrë përsipër Qendrën e Aplikimit për Vizë në Tiranë. Adresa e re e Qendrës së Aplikimit për Vizë është:
Qendra e Aplikimit për Vizë e Mbretërisë së Bashkuar
Qendra Tregtare Europiane (ETC) 
kati i 12 
Bulevardi “ Bajram Curri” 
Tiranë 
Shqipëri
Gjithashtu kemi kryer disa ndryshime në shërbimet për vizat që ofrojmë:
• Qendra e Aplikimit për Vizë, do të jetë e hapur nga e hëna në të premte, nga ora 08:30 deri në orën 16:00
• Tarifa e Përdoruesit. Për përdorimin e Qendrës së Aplikimit për Vizë në Tiranë do të ketë një pagesë prej 59.00 pound. Kjo është një pagesë shtesë përveç tarifës së Vizës dhe do të jetë e pagueshme në euro, sipas kursit të Këmbimit Valutor Konsullor. Kjo pagesë mbulon shpenzimet e ofruara nga shërbimi i ri i aplikimit. Aplikantët duhet të regjistrohen në faqen e internetit të Teleperformancës, pasi të kenë prenotuar një takim, dhe të kenë paguar tarifën e caktuar që lidhet me takimin, si edhe çdo shërbim tjetër shtesë që kërkohet. Një regjistrim paraprak me Teleperformancën do të mundësojë gjithashtu një procedim të shpejtë të aplikimit tuaj.
• Shërbimet shtesë të vlefshme në Tiranë janë si më poshtë. Pagesa e tyre behet ne euro, sipas kursit konsullor:
• Shërbimi Premium Lounge – 90 Pound. Ky shërbim përfshin akses të menjëhershëm në sportelin Premium të Teleperformancës, ku një agjent do verifikojë dokumentet e paraqitura, si dhe do marrë të gjithë informacionin tuaj biometrik në një vend të vetëm. Do ju ofrohen pije të ngrohta dhe të ftohta dhe do të keni një asistent personal gjatë zhvillimit të procesit. Do keni mundësi edhe për fotokopje falas (sasi e kufizuar), printime nga adresa e email-it si dhe akses në kompjuter.
• Shërbimi Viza Prioritare – 100 Pound, ju mundëson që aplikimi juaj për vizë të vendoset i pari në radhë nga Zyra e Vizës dhe Emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfituar një vendim brenda 3-5 ditë pune.
• Shërbimi i kthimit me postë – 8.00 Pound, ju mundëson të merrni vendimin me anë të një korrieri në adresën e përcaktuar nga ju, në vend që të ktheheni për ta marrë në Qendrën e Aplikimit për Vizë.
Informacione të mëtejshme mbi të gjitha shërbimet, duke përfshirë edhe kriteret e duhura mund të gjenden në faqen e internetit të Teleperformancës, pasi të jeni regjistruar.
Nese ju nevojitet informacion i mëtejshëm mbi Shërbimet e Vizës së Mbretërisë së Bashkuar, ju lutem vizitoni www.gov.uk/visas-immigration
Që nga 1 prilli 2014, klientët për Vizë të Mbretërisë së Bashkuar, do kenë mundësinë të përdorin shërbimin tonë të ri ndërkombëtar të pyetjeve/kërkesave për të marrë informacion mbi procesin e aplikimit për vizë. Do të ofrohen shërbimet e mëposhtme:
• Shërbimi i kontaktit me email : Një formular në internet do mundësojë klientët të bëjnë një kërkesë me email.
• Webchat / Bisedë direkte në internet: klientët mund të kenë akses në një webchat, në kohe reale / direkt me një agjent, kundrejt një pagese prej £4 për një seancë.
• Shërbimi i kontaktit me telefon: të flisni me një këshillues do ju kushtojë £1.37, plus koston e telefonatës. Kostot e telefonatës variojnë nga tipi i telefonatës, tarifat e klientit dhe pagesat e vendit nga ku telefononi.
Shërbimi ofrohet nga Hinduja Global Solutions (HGS), e cila punon në bashkëpunim me Zyrën e Vizave dhe të Emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, për të ofruar këtë shërbim pyetjeje / kërkese për njerëzit që aplikojnë për vizë.
Nuk do të jetë më e nevojshme të shkohet në Shqipëri për të marrë një certifikatë lindjeje apo familjare
Certifikatat e Gjendjes Civile, do të merren edhe në Konsullatat shqiptare në Itali
Konsullatat shqiptare në Itali, shumë shpejt do të ofrojnë një shërbim të ri, atë të lëshimit të certifikatave të lindjes, vdekjes, të martesës dhe familjare
– që kërkohet nga administrata italiane. 
Shumë shpejt certifikatat e Zyrave të Gjendjes Civile do të mund të tërhiqen pranë konsullatave shqiptare në Romë, Milano dhe Bari. Praktikisht, për herë të parë, shqiptarët jashtë vendit do të mund të tërheqin në konsullatë certifikatat e lindjes, e vdekjes, familjare dhe të martesës. Veç faktit që nuk do të jetë e nevojshme të shkohet në Shqipëri, certifikatat e lëshuara nga konsullatat do të jenë shumëgjuhëshe, nuk do të kenë nevojë për përkthim. Do të mjaftojë që ato të çohen në prefekturë për legalizim me vulën apostille e më pas të përdoren pranë administratës publike italiane. Kostoja e certifikatave të lëshuara nga konsullatat do të jetë 20 euro. Nëse më parë për të siguruar një certifikatë që kërkohej në Itali nga administrate publike duhej shkuar në Shqipëri apo i duhej bërë prokurë dikujt atje e më pas certifikata duhej legalizuar në prefekturë, legalizuar në ministrinë e punëve të Jashtme e më pas të sillej në Itali, të përkthehej nga një përkthyes i betuar e më në fund të përdorej, këtej e tutje ajo do të mund të merret drejtpërdrejt në konsullatë në format shumëgjuhësh, të çohet për legalizim në një prefekturë e kështu mund të njihet nga administrate publike italiane. Tashmë gjithçka është gati. Që në nëntor, Ministria e Brendshme italiane ka lajmëruar të gjitha prefekturat për modelin e ri të certifikatave të lëshuara nga konsullatat shqiptare që do t’u duhet të legalizojnë me vulë apostille. Nga qarkorja e Ministrisë së Brendshme italiane, vërehet se tani për tani po korrigjohet me dorë një mangësi e certifikatave shqiptare siç është mungesa e mbiemrave të prindërve. Në fakt në qarkore saktësohet që certifikatat e lindjes dhe të vdekjes që lëshohen nga konsullatat do të kenë të shtuar me dorë dhe me vulë të konsullatës dy pika: mbiemrin e babait dhe atë të nënës. Edhe nga zyra konsullore në Romë thonë, se gjithçka është gati, ndaj dhe priten nga dita në ditë udhëzimet e Ministrisë për nisjen e këtij shërbimi. Lëshimi i certifikatave të Gjendjes Civile pranë Konsullatave është vetëm një pjesë e një nisme të gjerë që qeveria shqiptare po ndërmerr për “regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”. Kjo nismë është prezantuar në Tiranë, më 11 dhjetor me një konferencë të posaçme nga vetë ministri Bushati në prani edhe të kryeministrit Rama. Lidhur me lëshimin në konsullatat shqiptare të certifikatave të Gjendjes Civile, Ministri Bushati theksoi:
“Deri dje, të gjithë shqiptarët me banim në Itali, që kishin nevojë për një certifikate familjare, duhet të bënin 6 hapa:
1. të dërgonin një prokurë në Shqipëri te i afërmi; 2. pastaj i afërmi duhej të shkonte në zyrën e gjendjes civile; 3. në prefekturë; 4. te përkthyesi zyrtar; 5. në Ministrinë e Punëve të Jashtme; 6. dhe në fund tek ambasada italiane.
Të gjitha këto me një kosto prej 48 eurosh dhe duke pritur 2 muaj për një shërbim. Ndërsa sot, ky shërbim mund të merret direkt në një prej konsullatave tona në Itali më kosto 20 euro dhe brenda 1 dite”. K. Biçoku

Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 22.12.2015
Sigal