JA KRITERET PËR TË VIZITUAR DHE QËNDRUAR NË SHBA

10470
Sigal

Ambasada Amerikane: Si mund të përfitohet Bashkimi Familjar dhe llojet e vizave. Si bëhet aplikimi dhe rinovimi për vizat turistike dhe vizat jo-emigruese, afatet e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe kur viza bëhet e pavlefshme

Ambasada Amerikane në Tiranë u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve shqiptarë në lidhje me lotarinë amerikane, bashkimin familjar, vizat emigruese dhe jo-emigruese, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me dokumentacionin e nevojshëm për pajisjen me vizë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gazeta “Telegraf” publikon disa pyetje të qytetarëve, që kanë të bëjnë me emigrimin apo udhëtimin e qytetarëve shqiptarë në Amerikë, me qëllim informimin e çdo personi të interesuar për këto procese si dhe etapat që duhet të ndjekin në lidhje me udhëzimet dhe ligjet që aplikon SHBA, dhe të bëra publike nga specialistët e ambasadës amerikane në Tiranë.

Aplikimi dhe rinovimi i vizave jo-emigruese, tarifa dhe përgatitja për intervistë 

Pyetje: Mirëdita! Kam pasur një vizë amerikane 1 vjeçare të marrë në vitin 2013 dhe kam shkuar në Amerike dy herë për të vizituar prindërit ( nënshtetas amerikanë) dhe jam kthyer korrektësisht në Shqipëri. Dëshiroj të shkoj sërish për vizitë tek prindërit në U.S.A. Si duhet të veproj për të marrë një vizë tjetër?!

Përgjigje: Për rinovimin e vizës ndiqni me kujdes hapin 3. Për të aplikuar për vizë jo-emigrimi (p.sh.: biznes, turist, vizitor, student, punë, etj.) dhe për të rinovuar vizat aktuale, ju lutemi të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. HAPI I PARË: Plotësoni Aplikimin Online

Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të plotësojë formularin e aplikimit për vizë jo-imigrimi DS-160 online tek https://ceac.state.gov/genniv/. Gjatë aplikimit, ju do të ngarkoni edhe një fotografi digjitale që i përmbush standardet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore. Pasi të keni plotësuar formularin DS-160, printoni fletën e konfirmimit që mban barkodin e aplikimit tuaj. Ju duhet ta sillni këtë fletë konfirmimi kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për intervistën tuaj për vizë.

E RËNDËSISHME: Plotësoni të gjithë informacionin me saktësi në formularin DS-160. Nëse keni përdorur emër ose mbiemër tjetër për shkak të martesës apo për arsye të tjera, ju duhet të vendosni tek DS-160 të gjithë emrat dhe mbiemrat e mëparshëm. Nëse nuk vendosni informacionin e saktë, do të krijohen vonesa në shqyrtimin e aplikimit tuaj për vizë. Formulari duhet plotësuar në Anglisht; për ndihmë ju lutemi lexoni udhëzimet në Shqip (PDF 251 KB).
2. HAPI I DYTË: Paguani Tarifën e Vizës
Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të krijojë një llogari duke përdorur një nga mënyrat e mëposhtme për të paguar tarifën e vizës dhe për të caktuar takimin për vizë:
• Në internet: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv

Me telefonon nё numrin: +355-045-302-222; ose 703-520-2498 nga SHBA;
Me shërbimin Skype nёn emrin usvisaalbania. Pasi të keni krijuar një llogari, bëni pagesën tek banka BKT duke printuar fletën e pagesës nga sistemi për tarifën e vizës jo-emigruese. Pasi të paguani tarifën ju duhet për të caktoni një takim siç jeni udhëzuar.

  1. HAPI I TRETË: Rinovim i vizës me postë ose Caktimi i Takimit për Vizë
    Nëse ju po rinovoni një vizë që ka skaduar brenda 12 muajve, dhe kjo vizë ishte lëshuar në Tiranë, si dhe ju po aplikoni për të njëjtën kategori vize për të cilën kishit aplikuar edhe në vizën e fundit, atëherë ju mund të mos paraqiteni në Ambasadë për intervistë. Hyni tek llogaria juaj tek https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv dhe përgjigjuni pyetjeve të rinovimit të vizës me postë për të parë nëse kualifikoheni.Nëse ju nuk kualifikoheni për rinovimin e vizës me postë, atëherë ju duhet të caktoni një takim për t’u paraqitur në Ambasadë. Ju mund të:
    • Hyni tek llogaria juaj tek: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;

Me telefonon nё numrin: +355-045-302-222; ose 703-520-2498 nga SHBA;
Me shёrbimin Skype nёn emrin usvisaalbania. Kërkesat për takimet të përshpejtuara për intervistë konsiderohen vetëm në rrethana të kufizuara, dhe mund të kërkohen vetëm pasi të keni plotësuar të gjitha hapat më lart.
4. HAPI I KATËRT: Përgatituni për Intervistën Tuaj

Ju duhet të sillni dokumentacionin e mëposhtëm a) në intervistën tuaj nëse do të intervistoheni personalisht, ose b) me postë nëse po rinovoni vizën me postë: Pasaportën tuaj; Fletën e konfirmimit të formularit DS-160 që përmban barkodin dhe fotografinë tuaj; Një fotografi me përmasa 5×5 cm; Fletën e takimit për intervistë që printuat nga https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv. Ditë të mbarë!

 

Si mund të përfitohet Bashkimi Familjar dhe llojet e vizave sipas lidhjeve të limituara e palimituara

 

Pyetje: Përshëndetje! Unë së bashku me familjen time jemi duke pritur për bashkimin familjar. Në shkurt 2018 u mbushën 10 vite që presim. Sa mund të zgjasë akoma koha e pritjes? bashkimi familjar është bërë nga vjehrri im.

Përgjigjet Ambasada Amerikane” Përshëndetje! Kategoria juaj është F3, dhe për muajin shtator 2018 janë aktuale çështjet e dorëzuara përpara datës 1 maj 2006. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë F3 Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/laë-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) fillon procedurën e mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm disa muaj përpara se cështja juaj të jetë aktuale, në mënyrë që ju të mos humbisni kohë me këtë procedurë dhe çështja juaj të jetë gati sapo ajo të jetë aktuale. Tek tabela A. Final Action Dates for Family-sponsored Preference Cases shikoni datën në kolonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” sipas kategorisë së vizës suaj për të mësuar se kur çështja juaj është gati për intervistë. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Tabela e dytë B. Dates for Filing Family-Sponsored Visa Applications tregon se kur NVC ju kontakton që të filloni përgatitjen e dokumentacionit.

Viza që përfitohen nga Familja

Dy kategoritë e grupeve të Vizave që Përfitohen nga Familja, të afërmit e menjëhershëm dhe preferencat familjare, janë dhënë sipas dispozitave të ligjit të imigracionit të Shteteve të Bashkuara, specifikisht Akti i Imigracionit dhe Kombësisë (INA). Ju mund të mësoni më shumë rreth këtyre kategorive të vizave imigruese tek usvisas.state.gov. Për të aplikuar për një vizë imigrimi për një të afërm të menjëhershëm ose preference familjare, ndiqni hapat në Procesin e Vizë Emigrueseusvisas.state.gov. Pasi të keni përfunduar këto hapa, shqyrtoni udhëzimet e dhëna nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), së bashku me informacionin e paraqitur në këtë faqe, për udhëzime të mëtejshme.

Vizat Imigruese Bazuar nё Familjarë tё Drejtpёrdrejtё (Të Palimituarit):

Këto lloje vizash bazohen nё njё lidhje tё ngushtё familjare me njё qytetar Amerikan, qё pёrcaktohen si i afёrm i drejtpёrdrejtё (Immediate Relative – IR). Numri i imigrantёve nё kёto kategori nuk kufizohet pёr secilin vit fiskal. Llojet e vizave bazuar nё tё afёrm tё menjёhershёm pёrfshijnё:

  1. Bashkёshort/e e Qytetarit Amerikan;
  2. Fёmijё nёn moshën 21 vjeç i Qytetarit Amerikan;
  3. Jetim i birёsuar jashtё SHBA nga njё Qytetar Amerikan;
  4. Jetim qё do tё birёsohet nё SHBA nga njё Qytetar Amerikan;
  5. Prind i njё Qytetari Amerikan, i cili ёshtё tё paktёn 21 vjeç.

Vizat Imigruese Bazuar nё Preferencёn Familjare (Të Limituarit):

Kёto lloje vizash janё pёr lidhjet familjare mё specifike, mё tё largёta, me njё qytetar Amerikan dhe disa lidhje tё pёrcaktuara me Banorin e Pёrhershёm tё Ligjshёm (LPR). Pёr imigrantёt me preferencё familjare ekzistojnё kufizime numerike pёr çdo vit fiskal, tё cilёt tregohen nё fund tё çdo kategorie. Kategoritё e vizave imigruese bazuar nё preferencёn familjare janё:

Preferenca e Parë Familjare (F1): Djemtë dhe Vajzat e pamartuar të Qytetarёve Amerikanë dhe fëmijët e tyre, nё qoftё se kanë;

Preferenca e Dytë Familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minorenё, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar (mbi 21 vjeç) tё banorёve të përhershëm tё ligjshёm. Të paktën 27 për qind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur u kalohet djemve dhe vajzave të pamartuar;

Preferenca e Tretë Familjare (F3): Djemtë dhe Vajzat e martuar të Qytetarёve Amerikanë, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre;

Preferenca e Katërt Familjare (F4): Vëllezërit dhe motrat e Qytetarëve Amerikanë dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët Amerikanё janë të paktën 21 vjeç.

Shënim: Gjyshërit, tezet dhe hallat, dajat dhe xhaxhallarët, vjehrri dhe vjehrra, dhe kushërinjtë nuk mund të bëjnë bashkim familjar.

 

 

 

Pajisja me vizë turistike për në SHBA, kriteret, afati i udhëtimit dhe kur viza bëhet e pavlefshme

 

Pyetje: Përshëndetje! Në Prill të këtij viti unë dhe vëllai im kemi marrë vizën amerikane turistike 3 vjeçare. Doja të dija ngaqë e kam të dëgjuar nga disa persona që, nëse nuk shkel në Amerikë 6 muajt e parë kur e merr vizën, atëherë ajo digjet. A është e vërtetë? Unë e kam në plan për të shkuar në Mars, por dua të sigurohem. Faleminderit!

Përgjigje: Udhëtimi brenda 6 muajve për vizat turistike është një mit i krijuar më kot. Me shumë mundësi qytetarët ngatërrohen me vizat emigruese, të cilat në përgjithësi kanë një afat vlefshmërie 6-mujore, pra që aplikanti emigrues duhet të udhëtojë brenda 6 muajve, por kjo NUK aplikohet tek viza turistike. Ditë të mbarë!

 

Informacion i përgjithshëm për vizën turistike nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë:

 

Ambasada Amerikane: Kini parasysh që viza turistike ka për qëllim një qëndrim për një kohë të shkurtër në SHBA – viza turistike NUK është për të jetuar në SHBA dhe as për të punuar atje. Përndryshe, ju mund të gjendeni i papranueshëm sipas ligjit të imigracionit. Në përgjithësi, ju duhet të qëndroni për aq kohë sa ju keni deklaruar në aplikimin tuaj për vizë. Gjithashtu, brenda një viti nuk mund të qëndroni më shumë se gjashtë muaj në total, ose edhe më pak – sipas autorizimit nga oficeri i imigracionit. Me vizë turistike është e ndaluar të punoni në SHBA. Nëse oficeri i imigracionit ngre dyshime që qëllimi juaj i vizitës nuk është turistik, por për punë, juve mund t’ju revokohet viza. Dhe kini parasysh që keqpërdorimi i vizës ndikon edhe tek bashkëkombësit tuaj. Ja disa nga pyetjet e shtruara më shpesh:

 

– Sa kohë mund të qëndroj në Shtetet e Bashkuara?

-Zyrtarët e kufirit të Shteteve të Bashkuara përcaktojnë se sa kohë mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara. Për shumicën e mbajtësve të vizave të vizitorit (B1/B2), koha maksimale e qëndrimit është në përgjithësi gjashtë muaj në një vit kohor. Studentët, vizitorët e e programeve të shkëmbimit dhe punëtorët e përkohshëm janë në përgjithësi të pranuar për kohëzgjatjen e statusit (e shkruar “d/s” në pasaportën tuaj). Pavarësisht nga kjo, për të shmangur në të ardhmen problemet me vizën apo me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, qëllimi dhe koha e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë në përputhje me çfarë keni thënë në aplikimin për vizë.

-Sa kohë mund të qëndroj me vizën B1/B2 në SHBA? Ambasada e Shteteve të Bashkuara lëshon viza 3-vjeçare. A do të thotë kjo që unë mund të qëndroj në SHBA për tre vite?

-Një vizë nuk garanton hyrjen në SHBA, por ju lejon të vini nga jashtë e të udhëtoni në pikën e hyrjes në SHBA dhe të kërkoni leje për të hyrë në SHBA. Zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, kanë të drejtën të japin lejen apo të mos pranojnë hyrjen në SHBA, si dhe të përcaktojnë se sa kohë mund të qëndroni. Ky zyrtar, pasi ju lejon hyrjen, ju vendos një vulë në pasaportë, ku ka ose një datë, ose një shënim D/S (duration of Status). Nëse vula juaj e pranimit ka një datë specifike, atëherë ju duhet të largoheni nga SHBA përpara kësaj date. Për shumicën e vizave të vizitorëve (B1/B2), maksimumi i kohës është zakonisht gjashtë muaj në një vit kohor. Kini parasysh që në përgjithësi nuk lejohet të punosh në SHBA ndërkohë që je me vizë turistike. Për të shmangur probleme të mëvonshme me vizën apo probleme me hyrjen në SHBA, qëllimi dhe kohëzgjatja juaj e udhëtimit duhet të jetë në përputhje me kohën që keni deklaruar gjatë aplikimit tuaj për vizë dhe gjatë intervistës suaj në Seksionin Konsullor.

-Kam qëndruar gati gjashtë muaj në SHBA, u ktheva për tre javë në Shqipëri, dhe dua të iki përsëri në SHBA, a mundem?

-Jo. Një vizë 3-vjeçare nuk do të thotë që ju mund të qëndroni në SHBA për tre vite. Në përgjithësi ju nuk mund të qëndroni më shumë se gjashtë muaj në një vit. Nëse ju e bëni një gjë të tillë, zyrtari i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit do jua anulojë vizën dhe do ju kthejë mbrapsht. Qëndrimi përtej afatit të lejuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, apo qëndrimi jashtë statusit në SHBA është shkelje e ligjit të imigracionit të SHBA-së dhe mund t’ju bëjë ju të papranueshëm për vizë në të ardhmen.

-Nëse aplikohet për fëmijë për vizë turistike (prindërit e kanë) duhet të paraqitet prindi për intervistë apo mund të dërgohet aplikimi me postë?

Përshëndetje! Hapat e aplikimit ndiqen të gjitha edhe për fëmijën, si dhe femija duhet të jetë në intervistë i shoqëruar nga prindi. Ditë të mbarë!

-Përshëndetje Anna ! Unë disponoj një vizë turistike B1/B2 tre vjeçare e cila më skadon në Nëntor 2018. Për arsye angazhimi pune nuk kam mundur të udhëtoj në SHBA. Dhe pse kam pasur dëshirë nuk kam mundur të gjej hapësirë kohore për të udhëtuar. Për të aplikuar për rinovimin e vizës duhet të udhëtoj në SHBA për të shkelur territorin Amerikan patjetër brenda kësaj periudhe që më ka mbetur apo rinovimi bëhet edhe pa pasur nevojë të udhëtoj brenda periudhës së mbetur?

-Jo ti nuk je i detyruar të përdoresh vizën. Ti mund të aplikosh për rinovimin e vizës brenda 12 muajve nga data e skadimit.