Ja harta e re Administrativo-Territoriale me 61 bashki

1870
Sigal

Pas shumë debateve mes mazhorancës dhe opozitës rreth ndarjes së re Administrativo – Territoriale të Republikës së Shqipërisë, versioni përfundimtar tashmë me 61 bashki, është miratuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe pritet të t’ i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit për të vijuar më tej me procedurat parlamentare. Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë prioritet Reformës Administrativo-Territoriale si një iniciativë kyçe, që do të përmbushet deri në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Kjo reformë, e cila ka shfaqur debate edhe mes komuniteteve etnike, ka për qëllim kontribuimin në qëllimet strategjike të Qeverisë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët,, investime për komunitetin dhe fuqizimin e qeverisjes vendore.

 NDARJA ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE

 1)      Malësi Madhe: Bashkia Koplik,  Komunat Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Qendër, Shkrel.

2)      Shkodër : Bashkia Shkoder, Komunat Guri i Zi, Postribë, Pult, Rrethinat, Shalë, Shosh,Velipoje, Ana Malit, Bushat, Berdice, DajcVau i Dejës

3)       Bashkia Vau i Dejes: Komunat Vig-Mnele, Hajmel, Temal e Shllak

4)      Pukë: Bashkia Pukë, Komunat Gjegjan, Rrape, Qelëz, Qerret,. Fushe-Arrëz

5)      Bashkia Fushe-Arrëz: Komuna Fierze, Blerim, Qafë Mali, Iballe.

6)      Tropojë: Bashkia Bajram Curri, Komunat Fierzë, Lekbibaj, Margegaj, Llugaj, Bujan, Bytyç, Tropojë.

7)      Has: Bashkia Krumë, Komunat Fajza, Gjinaj, Golaj, Kukës Bashkia

8)      Kukës: Komunat Malzi, Bicaj, Ujmisht, Tërthore, Shtiqën, Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Gryk-Çajë, Kalis, Surroj, Arrën,  Kolsh.

9)      Lezhë: Bashkia Lezhë, Komunat Shëngjin, Zejmen, Shënkoll, Balldren, Kallmet, Blinisht, Dajç, Ungrej, Kolsh.

10)  Mirditë: Bashkia Rrëshen, Rubik, Komunat Selitë, Kthellë, Fan, Orosh, Kaçinar,

11)  Mat: Bashkia Burrel, Komunat Baz, Derjan, Rukaj, Macukull, Komsi, Lis, Ulëz,.

12)  Klos: Bashkia Klos, Komunat Xiber, Gurrë, Suç.

13)  Dibër: Bashkia Peshkopi, Komunat Tomin, Melan, Kastriot, Lurë, Maqellarë, Muhurr, Luzni, Selishtë, Sllovë, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Zall- Reç, Fushë Çidhën, Arras.

14)  Bulqizë: Bashkia Bulqizë, Komunat Martanesh, Fushë Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren, Trebisht.

15)   Kurbin Bashkia Laç, Mamurras, Komunat Milot, Fushë–Kuqe.

16)  Durrës: Bashkia Durrës, Bashkia Sukth, Komunat Katundi i Ri, Rrashbull, Ishem.

17)  Shijak: Bashkia Shijak, Komunat Maminas, Xhafzotaj, Gjepalaj, Manez.

18)   Krujë: Bashkia Krujë, Bashkia Fushe Krujë, Komuna Cudhi, Bubq, Nikël, Koder, Thumanë.

19)  Tiranë: Bashkia Tiranë, Komunat Petrelë, Farkë, Dajt, Zall Bastar, Bërzhitë, Krrabë, Shën Gjergj, Vaqarr, Kashar, Ndroq, Baldushk, Peze, Zall-Herr.

20)  Kamëz: Bashkia Kamëz, Komuna Paskuqan.

21)  Vorë: Bashkia Vorë, Komunat Prezë, Bërxull.

22)  Kavajë: Bashkia Kavajë, Komunat Synej, Luz i Vogël, Golem, Helmas.

23)  Rrogozhinë: Bashkia Rrogozhinë, Komunat Sinaballaj, Lekaj, Kryevidh, Gosë.

24)  Elbasan: Bashkia Elbasan, Komunat  Labinot-Fushë, Labinot,  Mal, Gjinar, Shushicë, Gjergjan, Funar, Shirgjan, Tregan, Gracen, Bradashesh, Zavalinë, Papër.

25)   Cërrik: Bashkia Cërrik, Komunat Gostime, Klos, Mollas, Shales..

26)   Peqin: Bashkia Peqin, Komunat Pajovë, Karinë, Përparim, Gjoçaj, Shezë.

27)  Belsh: Bashkia Belsh, Komunat Grekan, Kajan, Fierzë, Rrasë.

28)  Gramsh: Bashkia Gramsh, Komunat Pishaj, Kodovjat, Kukur, Kushovë, Lenie, Poroçan, Skëndërbegas, Sult, Tunjë,.

29)  Librazhd: Bashkia Librazhd, Komunat Qendër Librazhd, Hotolisht, Lunik, Orenjë, Polis, Stëblevë.

30)  Prrenjas: Bashkia Prrenjas, Komunat Qukës, Rrajcë, Stravaj.

31)  Fier: Bashkia Fier, Komunat Cakrran, Mbrostar Ura, Libofsh, Qendër, Dërmenas, Topojë, Levan, Frakull, Portëz.

32)  Patos: Bashkia Patos, Komunat Ruzhdie, Zhares,.

33)  Roskovec: Bashkia Roskovec, Komunat Strum, Kuman, Kurjan.

34)  Lushnjë: Bashkia Lushnje,  Komunat Allkaj,  Bubullimë, Hysgjokaj, Golem, Dushk, Karbunarë, Ballagat, Fier-Shegan,  Kolonjë, Krutje..

35)  Divjakë: Bashkia Divjakë, Komunat Terbuf, Grabjan, Gradisht, Remas.

36)  Mallakastër: Bashkia Ballsh, Komunat Qendër Dukas, Greshicë, Aranitas, Hekal, Ngracan, Kutë, Fratar, Selitë.

37)  Berat: Bashkia Berat, Komunat Velabisht, Otllak, Sinjë, Roshnik.

38)  Ura Vajgurore: Bashkia Ura Vajgurore, Komunat Poshnje, Kutalli, Cukalat.

39)  Kuçovë: Bashkia Kuçovë, Komunat Kozare, Perondi, Lumas.

40)   Skrapar: Bashkia Çorovodë, Komunat Qendër Skrapar, Çepan, Potom, Leshnjë, Gjerbës, Zhepe, Vendreshe, Bogovë

41)  Polican: Bashkia Poliçan, Komunat Tërpan, Vërtop.

42)  Korçë: Bashkia Korçë,  Komunat Qendër Bulgarec, Voskop, Voskopojë, Lekas,Vithkuq, Mollaj, Drenovë.

43)  Maliq: Bashkia Maliq, Komunat Libonik, Vreshtas, Pirg, Moglice, Gore, Pojan

44)  Pustec: Pustec.

45)  Kolonjë: Bashkia Ersekë, Leskovik, Komunat, Qendër Ersekë, Qendër Leskovik,  Novoselë, Barmash, Mollas, Çlirim.

46)  Devoll: Bashkia Bilisht, Komunat Qendër Bilisht, Hoçisht, Progër, Miras.

47)  Pogradec: Bashkia Pogradec, Komunat Udenisht, Buçimas, Çërrave, Dardhas, Trebinjë, Proptisht, Velçan.

48)  Vlorë: Bashkia Vlorë, Orikum, Komunat Qendër Vlorë, Novoselë, Shushicë.

49)  Selenicë: Bashkia Selenice, Komunat Armen,Vllahine, Kote, Sevaster, Brataj

50)   Himarë: Bashkia Himarë,  Komuna Lukovë, Hore Vranisht.

51)  Sarandë: Bashkia Sarandë, Komuna Ksamil.

52)  Konispol: Bashkia Konispol, Komuna Xarrë, Markat.

53)  Livadhja: Komuna Livadhja, Dhivër, Aliko, Finiq, Mesopotam.

54)  Delvinë: Bashkia Delvinë, Komuna Vergo.

55)  Gjirokastër: Bashkia Gjirokastër, Komunat Lazarat, Picar, Cepo.

56)  Libohovë: Bashkia Libohovë, Komunat Lunxhëri, Odrie, Qendër-Libohovë, Zagorie, Antigone.

57)  Tepelenë: Bashkia Tepelenë, Komunat Qendër Tepelenë, Lopës, Kurvelesh.

58)  Memaliaj: Bashkia Memaliaj, Komunat Memaliaj-Fshat, Luftinje, Buz, Krahes, Qesarat.

59)  Përmet: Bashkia Përmet, Komunat Çarçovë, Frashër, Petran, Qendër Piskovë.

60)  Këlcyrë: Bashkia Këlcyrë, Komunat Ballaban, Sukë, Deshnicë.

61)  Dropull: Komuna Dropull i Sipërm, Dropull i Poshtëm, Pogon