Ja emri i të riut që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi brenda automjetit të tij në Fier

517

Sigal

I riu Nelgert Pata, i cili u vra me breshëri kallashnikovi ditën e sotme në Fier, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Një vit më parë atij iu bë atentat në Tiranë, ku mbeti i plagosur.


35-vjeçarit nga Memaliaj, Nelgert Pata, iu bë atentat më 21 gusht tek një lokal te “Rruga e Kavajës”. Në atë kohë, Nelgert Patës kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe dyshimet e para për atentatin u lidhën me të shkuarën e tij kriminale.

Por pas hetimeve, burime nga Policia e Tiranës thanë se plagosja e Nelgert Patës, i shpallur në kërkim për veprën penale “moskallzim krimi”, lidhet edhe me vrasjen e 1 majit në lokal “De Niro”, ku u ekzekutua Elton Çiço. Për shkak të një njohje të vjetër që 34- vjeçari Pata ka me Jani Aliaj dhe Renato Milloshi, autorë të dyshuar për vrasjen e Çiços, policia dyshon se ai ka bashkëpunuar nga burgu për vrasjen e tij.

Më 21 gusht Nelgert Pata u qëllua me armë zjarri ku sipas burimeve, u lëndua lehtë në vesh. Menjëherë pas të shtënave, autorët, por edhe i lënduari u larguan nga vendngjarja. Policia shoqëroi 2 shtetas kosovarë, të cilët më pas rezultuan se nuk kishin lidhje me ngjarjen.