Ja emrat më popullorë të fëmijëve në Shqipëri

609
Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave 10.2 nga çdo 1000 vajza të lindura në vitin 2014 morën emrin Amelia (363 fëmijë) pasuar nga Ajla (271) dhe Melisa (220). Gjithashtu, 490 djem të lindur në vitin 2014 morën emrin Noel, i cili mbetet që nga viti 2011 emri më i preferuar i shqiptarëve, pasuar nga Joel që iu vu 483 djemve lindur vitin e shkuar dhe Mateo (191 djemve).
INSTAT mblodhi të dhënat e Regjistrit Civil për të identifikuar emrat më popullorë të fëmijëve gjatë viteve të fundit. Në programin kompjuterik të krijuar për këtë qëllim gjithkush mund të kërkojë emrin që dëshiron për të kuptuar popullaritetin e këtij emri në Shqipërinë e sotme. Në maj të këtij viti, dy motra të ngarkuara me misionin për të gjetur një emër për djalin e dajës, iu kthyen internetit për t’i ndihmuar. Nisur nga popullariteti i emrit Noel dhe pëlqimi që patën për të, ato vendosën që të zgjedhin këtë emër për djalin e lindur më 28 maj 2015.
Sigal