Ja dhe 28 bashkitë e reja që përzgjidhen

1015
Sigal

Shoqata e Komunave të Shqipërisë propozon që hartës me 61 bashki t’i shtohen edhe 28 njësi të reja vendore.

Kur pritet që në parlament të shtrohet për miratim projekti I ri për ndarjen e re administrative, ka reaguar ashpër Shoqata e Komunave të Shqipërisë. Krerët e këtyre njësive vendore jo vetëm janë kundër projektit të përgatitur për miratim nga deputetët, por japin dhe mendime konkrete për ligjvënësit. Ata këmbëngulin se projekti me 61 bashki në shkallë vendi, nuk është më i miri por duhet të shtohen dhe disa bashki e komuna të tjera. Sipas tyre, projekti që do të paraqitet për miratim nga deputetët, të ketë dhe 28 njësi vendore të tjera. Këtë, ata e kanë bërë publike dje nëpërmjet një komunikate. Në këtë komunikatë ku kërkohet të shtohen edhe 28 njësi të tjera vendore, krahas propozimeve për njësitë konkrete, jepen dhe argumentet përkatëse pse është e nevojshme një gjë e tillë. Në komunikatë, ndër argumentet renditet funksionimi më I mirë I vetë njësive vendore, zgjidhja e halleve e problemeve të banorëve, ruajtja e traditave, zakoneve, komunikimi më efektiv me qendrat e mëdha urbane, mundësia e vënies në eficencë e resurseve natyrore e njerëzore, e deri dhe tek argument të tjera. Ja çfarë kërkohet nga Shoqata e Komunave të Shqipërisë:

Shoqata e Komunave të Shqipërisë, si organizata në të cilën janë anëtare të gjithë komunat e Shqipërisë, pa dallime politike të kryetarëve dhe këshilltarëve të tyre, si një nga grupet kryesore të interesit, në fushën e forcimit të qeverisjes vendore dhe decentralizimit, si një lobuese dhe avokate e zhvillimeve demokratike dhe reformave të pushtetit vendor, ka mbështetur dhe mbështet parimisht dhe praktikisht reformimin e drejtë dhe transparente të pushtetit vendor, ndarjen territoriale dhe ndarjen andministrative. Bazuar në analizat dhe në njohuritë tona, në informacionet dhe konsultimet më të zgjedhurit vendorë, duke e ndjekur këtë proces hap pas hapi dhe bazuar në propozimet e ardhura nga komuna, propozojmë që hartës me 61 bashki t’ i shtohen edhe 28 njesi të reja vend ore. Shoqata e Komunave i propozon Parlamentit të Shqipërisë që harta e re e ndarjes adminstrativo- territorlale të jetë me 89 njësi të qeverisjes vendore, si   më poshtë:

1- Berat propozojmë të shtohet një njësi vendore

-Bashkia Shpirag-(Sinje, Velabisht dhe Terpan)

2- Dibër të shtohen 3 njesi të reja vendore

–    Bashkia Maqellarë- (Maqellarë dhe Melan)

–   Bashkia Kastriot- (Kastriot,   Fushë Cidhen, Sllovë dhe Kalaja e Dodës)

–   Bashkia Arrëz- (Arrëz, Selishtë, Muhurr, Lurë, Zall Dardhë dhe Reç)

3- Durrës të shtohet 1 njësi e re vendore

–    Bashkia Ishëm- (Ish ëm, Maminas, Manëz dhe Sukth)

4-Elbasan të shtohën   2 njësi të reja vendore

–    Bashkia Shpat- (Shushicë pa fshatin Hajdaran, Gjinar, Zavalinë, Tregan, Gjergjan)

–   Bashkia Paper- (Paper, Bradas hes h, Funar, Gracen)

5 – Fier të shtohen 4 njësi të reja vendore

–   Bashkia Levan- (Levan, Frakull, Cakran)

–   Bashkia Oushk- (Oushk i Mad h.Ballgat, Golem dhe Terbuf)

–   Bashkia Ardenicë- (Kolonjë, Libofsh, Bubullimë dhe Mbrostar)

–   Bashkia Fratar- (Fratar, Selitë, Greshicë, Hekal dhe Kutë)

6 – Korçë të s htohën 3 njësi vendore

–   Bashkia Voskopojë- (Voskopojë, Voskop dhc Lekas)

–   Bashkia Leskovik- (Leskovik, Bcrmash, Qendër Leskovik dhe Carshov)

–   Bashkia Vithkuq- (Vithkuq, Mollaj dhe Drcnovë)

7- Kukës të shtohen 2 njësi të reja vendore

–    Bashkia Shishtavec- (Sh ishtavec, Zapod dhe Topojan)

–   Bashkia Bicaj- (Bicaj, Bushtricë, Ujmisht. Kalis dhe Grykë Caje)

8- Lezhë të shtohen 3 njësi të reja vendore

–   Bas hkia Bregu i Matet- (Shënkoll, Zejman dhe fshati Barbulloje e re)

–   Bashkia Orosh- (Orosh, Fan, Kacinar dhe Ungrej)

–   Bashkia Zadrimë- (Balldre, Dajc, Kallmet dhe Blinisht)

9- Shkodër të shtohen 2 njësi të reja vendore

–    Bashkia Velipojë- (Velipojë,Daj, Berdicë dhe Ana e Malit)

–   Bashkia Dukagjin- (Postribe,   Pult. Shalë, Shosh, Shllak, Ternan dhe fshatra nga Komuna Rrethinë)

10- Tiranë të shtohen   5 njësi të reja vendore

–    Bashkia Petrelë-   (Petrelë, Baldushk, Bërzhit, Krrabë dhe   fshatra që   mbeten   nga Komuna Parkë)

–   Bashkia Dajt- (Shëngjergj, Zall Bastar, Zall herr dhe fshatra që mbeten nga Komuna Dajt)

–   Bashkia Ndroq – (Ndroq, Pezë, Vaqarr dhe fshatra që mbeten nga Komuna Vaqarr) –   Bashkia Kryevidh- (Kryevidh, Luz i Vogel dhe Lekaj)

–   Bashkia Kashar- (fshatrat që mbeten   nga Komuna Kashar, duke supozuar me të drejte që disa zona kryesisht urbane të Komunës Kashar, duhet të jenë për zgjerimin e Bashkisë Tiranë dhe Komuna Burxu ll)

11- Vlorë të shtohen 2 njësi të reja vendore

.    Bashkia Kotë- (Kote, Brataj dhe Sevaster)

.    Bashkia Novosele- (Novosele dhe Shushicë)

Duke shpresuar fuqimisht se kjo kërkesë do të merret   parasysh si një e mirë e përgjithshme dhe racionale.

Projekti I ndarjes së re administrative është shoqëruar me debate të ashpra e kundërshti që nga miratimi i komisionit përkatës në parlament, deri në këto moment të nxehta kur projekti pritet të miratohet në parlament. PD nuk ka marr pjesë në komisione, ndërsa aleatët e saj në opozitë, PDIU, në momentin e fundit, u bënë pjesë e projektit. Ndërkohë, ditët e fundit, pas publikimit të projektit përfundimtar, ka pasur kundërshti masive nga shumë krahina të vendit. Këto kundërshti janë shoqëruar dhe me protesta.