Ja cilat janë katër pikat e deklaruara në Konferencën Gjyqësore

509
Sigal

Këshilli Ekzekutiv përmbush detyrën si organ drejtues, organizon mbledhjen e anëtarëve

Kreu i prezencë së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig, ka paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBES-së në Vjenë, raportin për gjendjen në Shqipëri dhe veprimtarinë e Prezencës, për periudhën shtator 2012 – tetor 2013. Raporti evidenton se, “atmosfera e mosbesimit midis dy forcave politike kryesore njollosi mjedisin zgjedhor”. Klasa politike shqiptare ka rastin që të përqafojë një stil të freskët politik për të përballuar sfidat thelbësore dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të saj. Megjithëse Komisioni Evropian votoi kundër, gjithsesi tre nga pesë kushtet kishin të bënim me:

1- Të forcojë pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore.

2- Të bëj përpjekje të mëtejshme të vendosura në luftën kundër korrupsionit, përfshi drejt vendosjes së një bilanci solid.

3- Të bëj përpjekje të mëtejshme të vendosura në luftën kundër krimit të organizuar përfshi drejt vendosjes së një bilanci solid.

Mbi këtë bazë Këshilli Ekzekutiv është mbledhur dje në Konferencën Gjyqësore Kombëtare dhe ka vendosur që: në përmbushje të rolit e detyrës së tij si organ drejtues i kësaj Konference, me qëllimin që të kontribuojë realisht në përmbushjen e misionit të dhënies së drejtësisë e mbarëvajtjes së veprimtarisë gjyqësore në përputhje me detyrimet kushtetuese e ligjore. Duke e konsideruar  si të domosdoshëm kontributin e secilit gjyqtar, edhe në kuadër të detyrave që përcakton Raporti i Progresit për Shqipërinë për vitin 2013, si edhe konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian të datës 17.12.2013, duke ndjekur më vëmendje diskutimet publike mbi përgjegjësinë  e sistemit të drejtësisë e veçanërisht të gjyqësorit në këtë proces. Vlerësoi si të nevojshëm organizimin e një mbledhje të anëtarëve të tij.

BOX

Deklarata e Këshillit Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore Kombëtare

1- Reformat në sistemin e drejtësisë vijojnë të jenë kërkesë e procesit të integrimit. Raporti i Progresit për Shqipërinë për vitin 2013, megjithëse ka konstatuar disa arritje, thekson se duhet përmirësuar strategjia e reformës gjyqësore për rritjen e pavarësisë, efikasitetit, llogaridhënies dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit në sistemin  drejtësisë. Ky raport vë në dukje nevojën për rregullime të mëtejshme ligjore për forcimin e mbrojtjes së pavarësisë dhe përgjegjësisë së gjyqtarëve, përmirësimin e strukturës së sistemit gjyqësor dhe procedurave disiplinore, rritjen e transparencës, etj.. Këshilli i Bashkimit Evropian, në konkluzionet e tij të datës 17.12.2013 për Shqipërinë, thekson ndër të tjera vazhdimin e zbatimit të strategjive të reformës në gjyqësor dhe nënvizon nevojën për intensifikimin e përpjekjeve në fushën e shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

2- Këshilli Ekzekutiv i  Konferencës Gjyqësore i ka ndjekur dhe analizuar me vëmendje të veçantë këto zhvillime dhe shpreh angazhimin e tij e të gjithë gjyqtarëve në përmbushje të këtyre detyrimeve. Gjyqtarët janë të ndërgjegjshëm për problemet që ekzistojnë e të gatshëm të kontribuojmë maksimalisht  në luftën kundër fenomeneve negative, që ulin besimin e publikut dhe cenojnë parimet themelore të organizimit dhe funksionimit të shtetit demokratik.

3- Këshilli Ekzekutiv në emër të Konferencës Gjyqësore dënon me forcë rastet korruptive që komprometojnë integritetin e gjyqësorit dhe misionin e  dhënies së drejtësisë. Ai inkurajon median, shoqërinë civile dhe tërë mekanizmat e zbatimit të ligjit të kontribuojnë në luftën kundër fenomenit të korrupsionit në gjithë shoqërinë shqiptare, e në veçanti në sistemin e drejtësisë. Këto fenomene nuk duhet që të eklipsojnë punën e madhe që bëhet çdo ditë nga gjyqtarët në përmbushje të misionit të tyre për dhënien e drejtësisë.

4- Këshilli Ekzekutiv vlerëson procesin e vazhdimit të reformave për një gjyqësor më të përgjegjshëm e më të pavarur. Ky proces kërkon një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje. Ndaj thekson angazhimin e gjithë gjyqtarëve në çështjet e reformës në drejtësi, si kërkesë e faktorëve ndërkombëtare dhe opinionit publik, me qëllim rritjen e efikasitetit, përgjegjësisë e besueshmërisë së pushtetit gjyqësor. Këshilli shpreh gatishmërinë në realizimin e saj, si dhe bindjen se reformat  duhet të kryhen në respektim të  parimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Kështu japim kontributin tonë në zbatim të detyrimeve kushtetuese e ligjore në  interes të përgjithshëm, në forcimin e shtetit të së drejtës dhe integrimit evropian të Shqipërisë.