Nga të dhënat e deritanishme, autori Ridvan Zykaj ka vrarë Demir Zykajn dhe gruan e tij si dhe ka vrarë dy djemtë e Demirit. Azemin dhe gruan e tij si dhe Besimin dhe gruan e tij,  dhe dy fëmijët e tyre Sarën dhe Ledjonin.

Gjyshi i autorit e kishte vëlla Demirin.

Prindërit e autorit janë të shoqeruar në Polici  dhe po merren në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se autori para se të kryente këtë masakër ka qenë në një drekë. Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur.