Ja çfarë ndodh me Ujësjellësin e Tiranës, që jep 3 orë ujë në ditë

802
Kërcënimi me “gjyqe”, i bërë ndaj “Telegraf” prej “bajrakut” krahinor-politik të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, nuk mund të ndal publikimin e krimeve ekonomike e financiare që janë bërë e po bëhen në këtë ndërmarrje me “komando e ushtri kaçakësh”, që prej vitesh po e trajton këtë pasuri kombëtare si plaçkë private. Eshtë një ndërmarrje me burime fitime të stërmëdha, por që fatkeqësisht komandohet nga një strukturë punonjësish e drejtuesish 99.99% rrjet nepotik familjar, miqësor, krahinor e shoqëror që nga kupola drejtuese, faturistët, këshilli drejtues, bordi, magazinierët, shoferët, pompistët, hidraulikët, ekspertët, financat, shefat e shitjes së ujit, të blerjes së pajisjeve, komisionet e tenderëve dhe deri tek rojet e depove të ujit në skajet më të largëta të kryeqytetit dhe klorifikuesit e ujit. Mjafton të shikosh listë pagesën e punonjësve dhe konstaton se Ujësjellësi i Tiranës është mbushur jo me specialistë e profesionistë të këtij sektori, por me militantë partiakë, me krushq, krushka, dhëndurë, baxhanakë, dajo, teze, halla, motra, vëllezër, nipër, mbesa, të cilët paguhen jo se sa ujë çojnë në rubinetat e banorëve të rrethit të Tiranës, por se sa “urtë e butë” qëndrojnë përballë zullumeve që urdhërohen të bëjnë e që bëjnë edhe vetë. “Telegraf”, po vijon sot publikimin e investigimit të bërë në lidhje me “helmimin” e ujit në Tiranë nëpërmjet klorifikimit dhe “pisllëqeve” të tjera deri në mbi 8 herë më tepër se norma e lejuar për përdorim, me qëllim për të maskuar ndotjen e rëndë deri me ujëra të zeza që kanë pushtuar rrjetin dhe skorjeizimin (ndryshkun kancerogjen) që ka vetë rrjeti i cili në 90% është skrap që helmon ujin. Nuk është fjala se sa ujë çohet në rubinetat e banorëve të Tiranës, se kjo dihet që nuk i kalon 3-4 orë në 24 orë, por se çfarë uji u çohet, ujë i cili edhe pse paguhet si “frëngu pulën” si ujë i pijshëm, rezulton se është i pa pijshëm edhe nga… kafshët e rrugës! Një tjetër problem që kemi investiguar është edhe fakti, që kupola e Ujësjellësit të Tiranës, nuk zbaton asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë udhëzim, asnjë VKM, asnjë rregullore, asnjë metodologji, asnjë standard shqiptar të ujit të pijshëm, asnjë rekomandime për cilësinë e ujit nga institucionet ndërkombëtare shëndetësore të ujit, asnjë dekret e madje as statutin e saj. Është një ndërmarrje ku veprohet pa asnjë rregull, ku punohet si në pronë private, ku nuk njihen as ligje, as detyrime kontraktore me konsumatorët, duke shpërfillur edhe shtetin, aq sa shteti ka frikë edhe të teshtijë përballë kupolës së këtij “çifilgu” krahinore e nepotik që po thanë Tiranën për ujë dhe po helmon konsumatorët me atë pikë ujë që u çon në rubineta 3 hrë në ditë nga 30 minuta. Ka vetëm një realitet të frikshëm: Ujësjellësi i Tiranës, me ujin që çon në rubineta “vret” 800 mijë njerëz, ndërkohë që në çdo 24 orë, i lë 20 orë pa ujë!
Ja vlerat reale të sasisë së klorit në 27 zona të Tiranës
Rr. Qemal Stafa 8.2 mg/l Rr. Mustafa Lleshi 7.3 mg/l
Rr. Mustafa Matohiti 7 mg/l Rr. Elbasanit 7.1 mg/l
Rr. Perlat Rexhepi 7.3 mg/l Rr. Sami Frashëri 9.1 mg/l
Rr. Abdyl Frashëri 8.3 mg/l Impianti Bovillës 8.2 mg/l
Drejtoria e Higjienes 7.8 mg/l Rr. Vaso Pasha 7.2 mg/l
Rr. M Gjollesha 7.2 mg/l Lagjia Kombinat 7.9 mg/l
Tirana e Re 8.3 mg/l Laprakë 8.8 mg/l
Stacioni i Trenit 7.5 mg/l Rr. 5 Maji 8.5 mg/l
Rr. Dibrës 6.9 mg/l Rr. Ali Demi 6.2 mg/l
Rr. Myslym Keta 8.5 mg/l Bulevardi Zhane D’Ark 9.3 mg/l
Rr. Kavajes 7.9 mg/l Rr. Durresit 8.1 mg/l
Qyteti i Nxënësve 8.9 mg/l Bulevardi “Zogu I” 7.3 mg/l
Rr. Bardhyl 6.5 mg/l Rr. Dhimiter Kamarda 5.2 mg/l
Qyteti Studenti 9.8 mg/l
——————————–
A i zbaton Ujësjellësi i Tiranës këto 37 ligje, VKM, udhëzime e detyrime…?
Ligjet dhe normativat kombëtare formojnë strukturën ligjore baze të kësaj Rregulloreje për furnizimin me ujë dhe Kanalizimet e Ujërave të ndotura, si më poshtë:
Ligji Nr. 8093, datë 21.03.1996 “Për rezervat ujore” me ndryshime; 
Ligji Nr. 9286, Datë 30.02.2004 “Për Trajtimin e faturave tatimore të ujit të pijshëm dhe të largimit të ujërave të përdorura si titull ekzekutiv”; 
Ligji Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtaret dhe shoqëritë tregtare”; 
Ligji Nr. 7697, datë 07.04. 1993 ” Për Kundërvajtjet administrative ” me ndryshime; Ligji Nr. 8102 datë 28.03.1996 “Struktura rregullatore e sektorit të furnizimit me ujë, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura”; 
Ligji Nr. 8934 datë 05.09.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”; Ligji Nr. 8990 datë 23.01.2003 “Vlerësimi i ndikimit mjedisor”; 
Ligji Nr. 9115 datë 24.07.2003 “Mbi trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura”; 
Ligjin nr. 7850 datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, përfshirë dhe azhurnimet; 
Ligji Nr. 7895 datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë” (përfshirë dhe azhurnimet deri në Maj 2003); 
Ligji Nr. 7697 datë 07.04.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, (përfshire dhe azhurnimet deri në Tetor 2004); 
Ligji Nr. 8744, datë 22.02.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, në pronësi të njësive të qeverisjes vendore”; 
Ligj Nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”; Ligji nr.10112 date 9.04.2009 “Për administrimin e bashkëpronësi ne ndërtesat e banimit”; 
Ligji Nr. 9286, datë 30.02.2004 “Për trajtimin e faturave tatimore të ujit të pijshëm si titull ekzekutiv”; 
Vendime të Këshilit të Minsitrave
VKM Nr. 96, datë 22.02.2007, “Për administrimin e furnizimit me ujë për përdoruesit familjarë dhe jo familjarë”; 
VKM Nr. 23, datë 09.01.2008 “Për miratimin e tarifave të përdorimit të ujit”; 
VKM Nr. 289, datë 15.04.2005 “Për përcaktimin e kërkesave dhe procedurave për miratimin e lejeve, të autorizimeve dhe të koncesioneve për përdorimin e ujit”; 
Vendimi Nr. 958, datë 06.05.2009 “Për miratimin e kategorive të licencave dhe te procedurave te aplikimit për licenca te personave fizik dhe juridik qe ushtrojnë veprimtari ne sistemet e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit te ujërave te ndotura”; 
VKM Nr. 177, dt. 31.03.2005 “Për normat e lejuara te shkarkimeve te lëngëta dhe kriteret e zonimit të mjediseve ujore pritëse”; 
VKM Nr. 660, datë 12.09.2007 “Për transferimin e aksioneve te shoqërive te ujësjellës kanalizimeve tek njësitë e qeverisjes vendore”; 
VKM Nr. 678, datë 3.10.2007 “Për disa shtesa tek VKM Nr. 271, datë 09.05.1998 për miratimin e statutit tip të shoqërive anonime shtetërore”; 
VKM Nr 677, datë 3.10.2007 “Për disa shtesa tek VKM Nr. 642, datë 11.10.2005, për këshillat mbikëqyrëse të shoqërive shtetërore; 
VKM Nr. 145, datë 26.02.1998 “Mbi standardet kombëtare të cilësisë së ujit të pijshëm, bazuar në rregulloren higjeno-sanitare të ujit të pijshëm, projektimi, ndërtimi dhe mbikëqyrja e sistemeve të furnizimit me ujë”;
Udhëzimet dhe rekomandime
Udhëzimi Nr.3, datë 28.07.2004 “Për administrimin e ujit të pijshëm”; “Rregullore higjeno sanitare për kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm projektimin ndërtimin shfrytëzimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm” Ministria e Shëndetësisë dhe Mjedisit, Tiranë 1998; 
Standardi shqiptar i ujit të pijshëm STASH 3904:1997, Botimi i dytë datë 1.03.1998; Rekomandime për cilësinë e ujit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Guidelines for drinking-ëater quality, nëntor 1992;
Rregullore e Entit Rregullator te Ujit Nr. 1, “Rregulla dhe procedura” (09/03/1999); Rregullore e ERRU-së “Mbi organizimin dhe funksionimin e agjencisë së entit rregullator për sektorin e furnizimit me ujë, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura” (Dhjetor 2003); 
Metodologjia e ERRU-së Nr. 1, “Mbi vendosjen e tarifave dhe detyrimeve të konsumit publik” (08 04 1999); 
Vendimi i ERRU-se Nr. 48, “Mbi tarifat e ujërave të ndotura” (24.01.2000); Rregullore Nr. 7 e ERRU-së, “Mbi rregulloren dhe standardet e punimeve të personave juridike qe ushtrojnë aktivitetin e tyre ne sektorin e furnizimit me ujë” (21.03.2001); 
Rregullore e MPPTT Nr. Vendimi 42 date 16.01.2008 “Mbi kriteret dhe procedurat e dhënies se licencave profesionale te zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit te subjekteve juridik qe ushtrojnë veprimtari ndërtimi”; 
Rregullore Nr. 38, e ERRU-se datë 12.11.2002 “Mbi kriteret dhe procedurat e personave juridike që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e furnizimit me ujë, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura”; 
KTZ 26-81, “Mbi kushtet teknike të zbatimit për ndërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve të ujërave të ndotura” (Standardi Shqiptar). 
Udhëzim i Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Nr. 965, datë 11.12.2007 “Për zbatimin e VKM “Për transferimin e aksioneve të shoqërive anonime të ujësjellës kanalizimeve tek njësitë e qeverisjes vendore”.
Sigal