Sigal

Edhe gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të kemi temperatura jonormale për stinën, pasi ato maksimale do të arrijnë në vlerën e 29 gradë celciusve.

Sipas meteorologëve edhe pse mbi vendin tonë do të ketë mbizotërim vranësirash dhe reshje lokale sërish temperaturat do të mbeten të larta, shkruan Syri.net.

Ja çfarë parashikon MeteoAlb:

MOTI NE VIJIM: orët e para të së mërkurës do jenë me kthjellime dhe vranësira por duke iu afruar mesditës dhe në vijim moti do të jetë kryesisht me kthjellime. E enjtja dhe në vijim sjellin kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri duke rrezikuar shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta! Sipas zonave, mëngjeset do të luhaten nga 10 në 19°C ndërsa orët e mesditës sjellin vlera termike mbi 27°C por pjesa e dytë e javës sjell temperatura maksimale mbi 29°C.