Ja 10 pyetje për drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika, për krimin me 135 tendera

611
Përgjithshëm i Rrugëve Dashamir Xhika së bashku me “”çetën” e tij që organizon (përpunon) tenderët, me “bekimin” dhe mbrojtjen e ministrit Haxhinasto, ka firmosur me vetëdije “pazaresh” financiare me firmat ndërtuese, ndryshimin shkatërrues të projektit të kësaj pjese rruge, duke pakësuar volumin e punimeve, duke mos zbatuar gjithë projektin e elementëve fizik e dekorativ të sinjalistikës, duke devijuar projektin si gjatësi dhe gjerësi rruge, duke mos ndërtuar mbikalime, nënkalime, ndriçim të plotë katalogik, pjesën e gjelbër, ndarëset metalike qendrore dhe ato mbrojtëse anësore, si dhe pjesë të tjera fizike të rrugës të parashikuara në projektin fillestar
Krimi ekonomik-financiar e infrastukturor, që është bërë në vitet 2014-2015 me tenderët e rrugëve nacionale në Shqipëri, të cilat investohen me fonde publike dhe me borxhe të marra prej shtetit shqiptar nga vende, nga banka, nga institucione e kompani të huaja, sipas provave që disponon gazeta “Telegraf”, sipas denoncimeve që janë bërë në zyrën anti-korrupsion në kryeministri, në prokurori dhe në krimin ekonomik në Ministrinë e Brendshme e që prej disa kohësh i kemi bërë publik dhe do të vazhdojmë t’i publikojmë, rezulton se abuzimi me tenderët e rrugëve nuk është “vjedhje xhepi në autobus”, por është krim gjigand financiar, që po vazhdon të bëhet nga kupola e drejtorisë së rrugëve me taksat e shqiptarëve, të cilat nëpërmjet procedurash abuzive me tenderat, kanë përfunduar në xhepat e drejtuesve të lartë të drejtorisë së rrugëve, të kupolës së Ministrisë së Transporteve dhe të firmave ndërtuese të rrugëve, të cilave u jepen tenderët me klientelizëm e pazare prej kupolës shtetërore të rrugëve. Nuk ka shqiptar, që të mos kuptoj, që bëhen dhe realizohen pazaret me tenderët, sidomos me tenderët e rrugëve, ku “qarkullojnë” miliona euro, të cilat zhvaten gjatë zbatimit të projekteve në terrenin fizik të ndërtimit të rrugëve. Ky abuzim është bërë në 153 tenderët, por më dukshëm me 48 projektet e rrugëve nacionale apo akseve kryesorë brenda tyre, tenderuar në 6 mujorin e dytë të vitit 2015. Mjafton të shikosh procedurat e zbatimit të projektit Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë dhe në çdo “letër” të futur e pranuar në dosje, në çdo firmë e vulë të hedhur për miratimin e procedurave, konstaton një krim ligjor e administrativ dokumentesh, që ka krijuar një krim ekonomik, financiar e fizik në fondin dhe zbatimin e projektit të çdo rruge, që është prokuruar për ndërtim, apo rikonstruksion. Në projektin e aksit rrugor të rrugës “Plepa-Rrogozhinë, konkretisht për aksin Përroi Agait-Rrogozhinë, ka krim financiar e fizik me zbatimin e projektit. Gjatë zbatimit të projektit të aksit rrugor “Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë”, drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Dashamir Xhika së bashku me “”çetën” e tij që organizon (përpunon) tenderët, me “bekimin” dhe mbrojtjen e ministrit Haxhinasto, ka firmosur me vetëdije “pazaresh” financiare me firmat ndërtuese, ndryshimin shkatërrues të projektit të kësaj pjese rruge, duke pakësuar volumin e punimeve, duke mos zbatuar gjithë projektin e elementëve fizik e dekorativ të sinjalistikës, duke devijuar projektin si gjatësi dhe gjerësi rruge, duke mos ndërtuar mbikalime, nënkalime, ndriçim të plotë katalogik, pjesën e gjelbër, ndarëset metalike qendrore dhe ato mbrojtëse anësore, si dhe pjesë të tjera fizike të rrugës të parashikuara në projektin fillestar. Ky krim i bërë me (mos)zbatimin e projektit të aksit rrugor Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë, po mbahet i ngurosur në sirtarët e drejtorit Dashamir Xhika dhe po mbahet i fshehur e i mbrojtur edhe nga Ministria e Transporteve, konkretisht nga ministri Haxhinasto i cili ka “”konservuar” këtë doje dhe 135 dosje të tjera tenderësh rrugësh të firmosur e vulosur “në rrugë”, nga Xhika i Rrugëve, drejtorit “Mon Kukaleshi”të ministrit, të cilin e ka “graduar” si Drejtor të Përgjithshëm të Rrugëve të Shqipërisë, në konvertim të votave që i grumbulloi e përpunoi për mandatin e deputetit, por që tashëm e mbanë si firmëtarë tenderësh, prej ët cilave burojnë miliarda lekë pa djersë! Gazeta “Telegraf”, nisur prej denoncimeve të shumta, të ardhura në redaksi, duke mos marrë dot informacion zyrtar prej ministrisë “Haxhinasto” dhje prej drejtorisë “bunker” me emrin “Xhika”, kërkon nga drejtësia dhe qeveria “Rilindja”, që të mos heshtin, mbasi kanë në tavolinë 310 denoncime të bëra prej firmash që janë bërë viktimë e korrupsionit të bërë prej “Kupolës Xhika” me fondet e tenderëve të rrugëve. Mendojmë dhe është krejt kushtetuese e ligjore si qëndrim, që t’i bëjmë një kujtesë publike Prokurorit të Përgjithshëm, që të nis urgjent hetimin në lidhje me vendimet, urdhrat, firmat dhe vulat e hedhura për tendera dhe ndërhyrje në projekte rrugësh, prej Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, ta denoncuarin Dashamir Xhika edhe për krimin e bërë me projektin e aksit “Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë”.
————————-
Ja 10 pyetje për Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, abuzatorin Dashamir Xhika
(Për dijeni prokurorisë, për kujtesë edhe shtetarit që ka dijeni dhe nuk vepron, ministrit Edmond Haxhinasto)
1. Cila është dhe çfarë parashikon “Certifikata ISO”, që ka dalë garant për projektin (sinjalistikën) e aksit rrugor Plepa (Përroi Agait-Rrogozhinë)?
2. Përse nuk u anulua tenderi i kësaj rruge, kur u konstatuan ndërhyrje abuzive në projekt dhe në zbatimin e tij? 
3. Përse nuk u zhvillua tenderi i planifikuar, pas vendimit për anulimin e tenderit të parë të bërë me abuzime?
4. Çfarë lidhje kanë zyrtarët e lartë të rrugëve dhe të Ministrisë së Transporteve, me disa nga firmat ndërtuese, të rrugëve dhe sidomos me 135 “dosjet e zeza” të tenderave e projekteve të rrugëve? 
5. Përse nuk u sekuestrua “Sigurimi i Kontratës” së kësaj rruge dhe përse u lejua të vazhdoj zhvillimi i tenderit?
6. Përse po lejohet që gjatë zbatimit të projektit, rruga të ndërtohet me lloj-lloj sinjalistike dhe jo në uniformitet me sinjalistikën e gjithë rrugës?
7. Cilat janë lidhjet e drejtorit të rrugëve me minsitrin Haxhinasto dhe përse ministri Haxhinasto, po pengon drejtësinë, për të marrë dosjet e tenderëve dhe të zbatimit të projekteve të rrugëve, të firmosur nga drejtori Xhika e të miratuara nga ministri Haxhinasto?
8. A është drejtori i rrugëve Dashamir Xhika, në konflikt interesi me detyrën që i është ngarkuar si drejtor, kur dihet që ai është ish-shefi i fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të ministrit Haxhinasto, kur kandidonte për deputet në Elbasan?
9. Përse nuk lejoni firmat konkurruese, drejtësinë dhe mediat të njihen me krimin që keni bër ëme tenderët dhe zbatimin e e projekteve të rrugëve? 
10. A keni ndërhyrë pranë segmenteve të caktuar të drejtësisë shqiptare, që të bllokohet hapja e dosjeve të krimit financiar e infrastrukturor që keni bërë me tenderët dhe projektet e rrugëve?
Sigal