Iu gjet pajisje përgjimi brenda valixhes në aeroport, dy akuzat e Prokurorisë për izraelitin

364
Disa orë pas ndalimit të shtetasit izraelit Yoram Frig, për shkak të zotërimit prej tij të një pajisjeje elektronike të dyshimtë, Prokuroria e Tiranës regjistroi dje një procedim penal kryesisht në lidhje me rastin. Një ditë më parë, Raportohet se procedimi penal është bazuar në informacione të publikuara në media ditën e djeshme.
Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës, hetimi nisi për dy vepra penale, konkretisht atë të “përgjimit të jashtëligjshëm i të dhënave kompjuterike”, si edhe për “shpërdorim të detyrës”.

Hetimi i mëtejshëm do të provojë nëse elementë të këtyre dy veprave penale janë konsumuar nga izraeliti Frig apo punonjësit e Policisë të Rinasit, që kanë lejuar hyrjen në Shqipëri të një pajisjeje të tillë.

Sakaq, pajisja elektronike që iu gjet dhe sekuestrua shtetasit izraelit do t’i nënshtrohet një ekzaminimi teknik të specializuar, i cili do të zbulojë shërbimet që mund të realizojë pajisja.

Denoncimi i Nokës Pas ndalimit të shtetasit izraelit në Aeroportin e Rinasit me një pajisje të dyshuar si përgjuese ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

“Skandal! Sot siguria kombëtare në këtë vend është term inekzistent. Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER sot mori përmasa të frikshme. Kapet në Rinas një shtetas i huaj në tentativë për të nxjerrë jashtë vendit një pajisje të mundshme përgjimi IMSI CATCHER. Policia e mban të fshehur që nga dita e djeshme dhe pajisjen e kanë dërguar kundër çdo procedure në zyrën e Çipës.

Nuk dihet se sa kohë ka operuar kjo pajisje, por një gjë është e sigurt, që sapo iku Saje Qorri u ngutën ta largojnë nga Shqipëria këtë pajisje tjetër. Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë të ndërhyjë urgjentisht në sekuestrimin e pajisjes sa nuk është vonë dhe të zbardhë përdorimin e saj dhe krimin e dyshuar të përgjimeve të bëra”, u shpreh Noka në “Facebook”.