Iu arratis policisë në 2018, kapet në Tiranë 26 vjeçari i akuzuar për trafik droge

539
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa njëri prej tyre rezultonte i shpallur në kërkim që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin e goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Kapet dhe ndalohet shtetasi S.SH, 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë më datë 01.12.2018, shpërndanin lëndë narkotike canabis sativa në doza të vogla në rrugën “Bego Hoxha”, ku në momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, shtetasve të arrestuar iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 355 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Shtetasi S.SH mundi të largohej dhe u shpall në kërkim, ku më datë 20.05.2019 është kapur nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

–Po në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, nga forcat ”Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është goditur një rast i shpërndarjes së heroinës dhe konkretisht:

Në rrugën “Njazi Demi” Tiranë në stolat e një lulishteje, në orët e vona të mbrëmjes, nga forcat “Shqiponja “, është kapur dhe arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi: I.A. 36 vjeç, lindur në Tiranë, pasi u kap në flagrancë me katër doza heroinë.

Materialet e mësipërme do t’i referohen prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.