Italia dërgon ambasadorin e ri në Shqipëri, Cutillo i lë vendin Fabrizio Buccit

471
Sigal

Fabrizio Bucci shumë shpejt do të jetë Ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Sipas informacioneve ai ka marrë pëlqimin e qeverisë dhe nesër do të ketë një dëgjesë në Senat, ku do të pyetet nga deputetët.

Bucci nëse do të bind dhe përfaqësuesit e Senatit i hapet drita jeshile për të ardhur në Shqipëri si përfaqësues i Italisë në nivelin më të lart diplomatik.

Bucci ka një karrierë pasur në politikën italiane, pasi së fundmi ka qenë nëndrejtor në Drejtorinë e Përgjithshme për Integrimin Europian në Ministrinë e Jashtme Italiane dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar,

Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë ambasadorin aktual Alberto Cutillo, i cili ka marrë detyrën si ambasador në vitin 2015.