Sigal

Mundohet të hyjë në Itali si turist, por e kthejnë mbrapsht që në kontrollin e parë në aeroport.

Kështu e ka pësuar një shqiptar,  32-vjecar, i cili sapo zbriti në aeroportin në Perugia.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari nuk dha informacionet e nevojshme te kontrolli i pasaportës, as biletën e kthimit dhe dha arsye kontradiktore për shkakun e kësaj vizite turistike në Itali.

Pas kësaj, policia i hyri kërkimit dhe nxori në pah të shkuarën e errët të shqiptarit. Ai kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë si trafikant droge, shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje armësh, arsye për të cilat edhe ishte dëbuar nga vendi ku kishte qëndruar për 10 vjet.