Itali, shqiptarja ikën bashkë me djalin për t’u bashkuar me ISIS

480
Sigal

ITALI – Një shqiptare e cila jetonte në Lecco në rajonin e Milanos në Itali, dyshohet se është bashkuar me luftëtarët e Shtetit Islamik duke marrë me vete edhe të birin.

Ky është denoncimi i bashkëshortit të saj gjithashtu me origjinë shqiptare në policinë italiane. Sipas denoncimit, mësohet se gruaja e ka lënë atë vetëm me dy vajzat.

Lajmi i transmetuar në mediat italiane thotë se vendimi i gruas shqiptare, identiteti i së cilës ende nuk dihet, për të marrë këtë rrugë ishte nxitur nga premtimet për para nga ekstremistët myslimanë që jetojnë në Europë.

Ky nuk është rasti i parë kur shumë familjarë kanë udhëtuar për në Irak dhe Siri duke marrë me vete edhe fëmijët e tyre për t’i kthyer në terroristë, por është hera e parë që një grua merr me vete djalin duke lënë në shtëpi bashkëshortin i cili mesa duket nuk ka qenë dakord.